Home Udhëtim & Turizëm Pogradeci më i preferuar për pushuesit

Pogradeci më i preferuar për pushuesit

Ndryshe nga plazhet e jugut Pogradeci këtë vit ka një rritje të numrit të pushuesve. Përveç pamjes atraktive, klimës së freskët, pogradecarët nikoqirë kanë ditur të tërheqin pushuesit falë dhe investimit për sistemimin e ujërave të zeza.

Çmimet në Pogradec janë normale për një zonë turistike.Kam zgjedhur Pogradecin se uji është më i pasur këtë vit. Elbasani zakonisht preferon Pogradecin”, shprehet një pushues.

“Janë edhe njerëz të mrekullueshëm”, shton një tjetër.

Sipas drejtorit të ujësjellës-kanalizimeve, për dy vite me radhë është punuar për realizimin e një projekti gjerman, ndërkohë që synohet që në një tjetër fazë të bëhet dhe pastrimi i algave.

“Në Pogradec është duke u zbatuar një projekt shumë i rëndësishëm për, mbrojtjen e mjedisit të Ohrit dhe në këtë kuadër është bërë rregullimi i derdhjeve të ujrave të zeza në liqen”, deklaron Ilirjan Mimini.

Sezoni veror ka sjellë në qytetin e Pogradecit 50 mijë turistë dhe pritet që në muajin gusht të ketë një shtim të frekuentimit të plazhit buzë liqenit.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...