Portativët më të hollë nga Apple

Apple qysh në fillim të çerekut të dytë të vitit të ardhshëm mund të ndodhë të paraqes versionin ultratëhollë të portativit 15-inçësh.

Sipas informatave aktuale, portativi do të paraqitet brenda linjës MacBook Air ose MacBook Pro, e në të njëjtën kohë edhe prodhuesit tjerë në shitje do të duhej të lëshojnë ultrabookët e tyre.

Prodhuesit e komponentëve Apple-it kanë filluar të ia dërgojnë sasitë më të vogla të pjesëve për portativin ultratëhollë 15-inçësh, shkruan DigiTimes. Burimet tjera citojnë se Apple ka kohë që është duke testuar MacBookët më të hollë dhe më të lehtë me diagonale më të mëdha të ekranit, kështu që linja MacBook Pro për nga dizajni më shumë pritet ti ngjaj modeleve Air. Kjo do të thotë se portativët, krahas dizajnit më të hollë dhe më të lehtë, pritet të shiten me SSD-të e integruar dhe pa lexuesin optik.

KËSHILLA TË NGJASHME