Home Këshilla të ndryshme Portokalli/ Këto sëmundjet luftohen përmes tij

Portokalli/ Këto sëmundjet luftohen përmes tij

2Portokallet janë ndër frutat më popullore në të gjithë botën. Ndërkohë që ky frut është mjaft i preferuar për t’u konsumuar pas një darke të mirë apo edhe mbasdite, lëngu i portokallit (sidomos i konsumuar në mëngjes) është i lidhur ngushtë me një shëndet të mirë.

Portokallet kategorizohen në dy grupe:

Të ëmbël (ku futet edhe portokalli i kuq, shumë i rëndësishëm për efektet e tij në prodhimin e hemoglobinës së gjakut)

Të thartë (të hidhur) që zakonisht përdoren për të bërë marmalatën, reçelin apo edhe për prodhimin e likerit.

Si mund ta konsumojmë?

Ju mund ta konsumoni frutin pa lëkurë, që është edhe forma më e zakonshme e konsumit. Kështu, në fillim, përpara se ta prisni apo qëroni portokallin, lajeni mirë në mënyrë që bakteret e lëkurës të mos depërtojnë tek fruti.

Portokalli mund të konsumohet me lëkurë vetëm në rast se ai është biologjik dhe nuk është trajtuar me kimikate.

Kjo pasi lëkura përmban substanca si flavanoide apo shumë minerale, të cilat shërbejnë për të parandaluar shumë sëmundje.

Pjesa e bardhë nën lëvore nuk duhet hedhur, pasi edhe ajo mund të konsumohet dhe ka vetitë e saj.

Sëmundjet që mund të parandalohen apo të trajtohen:

Përmirëson e parandalon astmën

Përmirëson bronkitin si dhe tuberkulozin

Trajton reumatizmën

Parandalon krijimin e gurëve në veshka (përdoret edhe në rastet kur janë formuar gurë në veshka)

Ul nivelin e kolesterolit të keq

Parandalon diabetin (diabetikët duhet të hanë portokall – sasia 100g).

Portokalli është pak laksativ dhe pastrues i mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut.

Ndihmon gjatë ftohjes

Betakaroteni është një antioksidues shumë i mirë që mbron qelizat e trupit tonë që të mos dëmtohen

Është i pasur me kalcium që mbron e mirëmban shëndetin e kockave dhe të dhëmbëve

Ka acid folik që është i nevojshëm për zhvillimin e mirëmbajtjen e trurit.

Ka magnez që ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut

Përmban kalium, që është i domosdoshëm për mirëfunksionimin e sistemit kardiovaskular.

Është i pasur me vitaminën B6 që ndihmon në prodhimin e hemoglobinës.

Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja.

Betakaroteni është një antioksidues shumë i mirë që mbron qelizat e trupit tonë që të mos dëmtohen.

Lufton celulitin e artritin.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...