Prezantohet aspirina qe “lufton” migrenen

Prezantohet aspirina qe “lufton” migrenenPer te gjithe ata qe vuajne nga migrena (dhimbja sistematike e kokes) pergjigja vjen nga shkenca.

Semundja kronike mund te kurohet me nje kosto shume te ulet dhe per kete sherben aspirina qe konkurron triptanin.

Ky ilac eshte ne gjendje te qetesoje dhimbjet.

Kete shpikje e ka prezantuar Paolo Martelletti gjate mbledhjes se “International Headache Society” qe zhvillon edicionin e 14-te kete vit ne Filadelfia.

Nga studimi i kryer ne 120 paciente, ata i jane nenshtruar kurimit me kete ilac per 4 muaj rresht, eshte vene re se aspirina ka qene ne lartesine e triptanit./top-channel