Home Këshilla për Prindër Prindër kujdes! Mos i jepni kurrë fëmijës këtë ilaç

Prindër kujdes! Mos i jepni kurrë fëmijës këtë ilaç

2Një nënë e re i ka dhënë djalit të saj një ilaç që ia rekomanduan mjekët, por kjo ishtë arsyeja pse djali i saj rezultoi në spital. Kjo ndau historinë e saj që prindërit tjerë të mos përsërisin këtë gabim.

Haley Lyons ka postuar foto në facebook duke përshkruar se si djali i saj kishte një reagim të ashpër ndaj iilaçit, gjatë kohës kur ishte i prekur nga lia e dhenve.

Mjekët e kanë rekomanduar Haley-n për medikamente me bazë të ibuprofenit për të qetësuar simptomat e lisë me të cilën ishte i prekur djali i saj Luis. Megjithatë, ajo përfundoi duke e dërguar në spital, si pasojë e helmimit të gjakut.

“Meqenëse lia e dhenve ka filluar të përhapet në mesin e fëmijëve, duhet të ritheksoj që asesi mos t’u jepet ilaç me bazë ibuprofeni. Këto barna shërbejnë si anti-inflamator dhe vjen deri në tërheqjen më të thellë në indet e lëkurës”, shkruan Haley. Këtë rekomandim e kanë dhënë 4 mjekë, edhe pse studimet e fundit lidhur me këtë lloj ilaçi kanë treguar reaksione të rënda tek pacientët me variçelë.

Dr. Stephanie Smith, pediatre në spitalin e fëmijëve në Nottingham, ka theksuar se ekzistojnë raste që vijnë deri në komplikime si pasojë e përdorimit të ibuprofenit tek fëmijët me linë e dhenve, por që shanset janë relativisht të vogla. Ajo gjithashtu vuri në dukje se është shumë e nevojshme që mjekët dhe prindërit të informohen në lidhje me këtë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Sallata marule, aleatja më e mirë për t’u dobësuar, lehtësuar stresin dhe për të fjetur 8 orë rresht

Është mbretëresha e sallatave, por është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i ushqyesve dhe ofron përfitime të shumta shëndetësore: kjo është arsyeja pse sallata marule nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj. Pavarësisht se konsumohet shpesh për dietë, sallata marule është në të vërtetë një ushqim me veti të shumta terapeutike. Sallata marule është në dispozicion gjatë gjithë vitit, me...