Home Këshilla për Prindër Prinderit e bute dhe femijet e perkedhelur

Prinderit e bute dhe femijet e perkedhelur

Prindërit dhe fëmijët kanë ndryshuar. Ka një shtim të tepërt të numrit të fëmijëve të përkëdhelur si pasojë e prindërve të butë që plotësojnë çdo dëshirë të tyre.

Pse faji bie mbi vetë prindërit? Çfarë duhet të bëjnë ata që të rrisin fëmijë të shëndetshëm për t’u përballur me jetën? Sindroma e fëmijëve tekanjozë dhe mënyra për t’i disiplinuar.

Jo të gjithë fëmijët sillen në mënyrë perfekte. Ka shumë prej tyre që dallojnë për kokfortësinë si dhe të qenurit të përkëdhelur. Ka një kufij që një fëmijë mund ta kapërcejë dhe për fat të mirë prindërit mund t’I ndalojnë, nëse janë në dijeni të këtij kufiri. Është më mirë të mësosh për prindërimin e pagabueshëm që para lindjes së fëmijës, por nëse e mësoni me vonesë të paktën jeni përpjekur. Të dish se si të jesh një prind i mire duhet të njohësh fillimisht parametrat e një prindi të “keq”. Fëmijët e përkëdhelur zakonisht vijnë nga familje ku prindërit janë shumë të butë. Çdo të thotë të jesh një prind i butë? Nëse toleron çdo gabim të fëmijës tuaj, edhe kur ai shkel rregullat më minimale atëherë do të thotë që ju po i jepni shumë krahë. Sapo e keni lejuar këtë gjë, kjo e ka forcuar së tepërmi egon e tij për të qenë egoist në situata të ndryshme. Që pas moshës dy vjeçe një fëmijë i tillë do dijë t’i manipulojë prindërit e tij sidomos kur ata janë të butë. Në kohët moderne duket se fenomeni ka ndryshuar duke i dhënë shkas rritjes së numrit të fëmijëve të llastuar e atyre të përkëdhelur falë përkujdesjes dhe tolerancës që kanë prindërit ndaj tyre. Një prind modern plotëson çdo dëshirë të fëmijës së tij, duke i lënë në dorë timonin e kontrollit të situatës. Fëmijët kanë ndryshuar dhe kjo vjen si pasojë e prindërve të cilët e justifikojnë tolerancën e tyre si pasojë e një fëmijërie të vështirë. Atëherë kur dëshirat e tyre qoftë dhe ato minimale nuk plotësoheshin. Po sot çfarë ndodh? Në një realitet ku fëmijët dominojnë dhe prindërve u duhet të dëgjojnë e plotësojnë vetëm teka. Ata duan që fëmijët e tyre të kenë atë që nuk kanë patur vetë Një nga arsyet se pse prindërit I përkëdhelin fëmijët e tyre është se duan t’i plotësojnë atyre çdo dëshirë. Kryesisht fillojnë me dëshirat dhe gjëra të cilat nuk kanë mundur t’i kenë vetë në fëmijërinë e tyre. Prindërit janë rritur ndoshta në kushte jo të mira, ku plotësimet e dëshirave dhe tekave mund të kenë qenë gjërat e fundit që familja e tyre mendonte. Të afërmit apo veçanërisht prindërit nuk kanë pasur aq të ardhura për t’I plotësuar atyre çdo dëshirë. Kështu prindërit e ditëve të sotme, e kohëve moderne duan që fëmijët e tyre të kenë gjithçka që ata nuk kanë mundur të kenë!

Fëmijët duhet të jenë njësoj si të tjerët

Prindërit shpesh u plotësojnë fëmijëve dëshirat sepse shohin fëmijët e tjerë janë të plotësuar. Ata nuk duan që fëmijët e tyre të ndihen inferior karshi fëmijëve që kanë lodra apo rroba të shtrenjta, vetëm për faktin se duhet të ndihen në të njëjtin nivel. Fëmijët e tyre, në asnjë mënyrë nuk duhet të lihen të veçuar, ndërkohë që shokët e tyre kanë gjëra që ata nuk mund t’i kenë. “Dua që fëmijët të kenë shumë eksperienca” Nëse do të krahasonim fëmijët e sotëm me ata të dikurshëm shohim se mes dy palëve ka shumë ndryshime. Një prej më të rëndësishmeve fillon në mënyrën e tyre të jetesës, si dhe eksperiencat jetësore të cilat fillojnë që në vegjëli. Shpesh janë prindërit ata që duan t’u induktojnë fëmijëve dëshirën për të ecur përpara edhe në moshë fare të vogël. Ata shprehen se fëmijët duhet të kenë një jetë me shumë eksperienca ndaj dhe duhet të frekuentojnë kurse danci, basketbolli, futbolli, pikture, apo gjuhësh të huaja. Duke bërë shumë aktivitete dhe duke iu plotësuar shumë kërkesa, qoftë dhe në lidhje me eksperienca të vlefshme jetësore fëmijët përkëdhelen.

Fëmijët nuk kanë pse të vuajnë

Prindërit janë të parët ata që mendojnë se fëmijët e tyre nuk duhet të ndiejnë përgjegjësinë apo barren e borxheve si dhe çështjeve financiare. Janë vetë ata të cilët i mësojnë duke i dhënë para në mënyrë të vazhdueshme për të paguar taksa shkolle, edhe në moshë të rritur kur ata mund të jenë në gjendje për të punuar. Duke qenë gjithmonë pranë kërkesave të tyre financiare i bëjnë ata dembelë në mënyrën e të konceptuarit të punës. Gjithçka vjen e gatshme dhe e mirëqenë për “fëmijët e rritur”.

T’u mësosh fëmijëve se të konsumosh të bën të lumtur

Na vjen keq ta themi por kjo mënyrë e të menduarit të cilën mund t’ia transmetoni çdo ditë fëmijëve tuaj mund t’ju sjellë probleme për të ardhmen. A jeni të sigurt se ata do jenë në gjendje të shkëputen nga varësia që kanë krijuar prej jush? A do të ishit të gatshëm që të shpenzonit për ta sa herë që ata do të flisnin? Të mendoni kështu do të thotë të keni një kartë krediti e cila nuk do të pushonte kurrë së vepruari. I hiqni mundësitë atyre për t’u kujdesur për veten. Duhet t’ia bëni të ditur fëmijëve tuaj se ata nuk mund të kenë çdo gjë që duan në jetë! Sepse jo gjithmonë mund të jenë të njëjtat mundësi për ta. Nëse sot është dikush që mendon për ta, nesër e ardhmja mund të jetë krejt ndryshe. Ndaj duke i treguar atyre të vërtetën e shëndetshme i rrisni me aftësitë e fëmijëve të pjekur dhe jo të përkëdhelur. Në një moment të caktuar, ata duhet ta mësojnë këtë fakt. Ndoshta jo që në moshën tetë apo 12 vjeçe, por ata duhet të kenë mundësinë për t’u maturuar në sfidat e jetës. Nëse mami dhe babi u plotëson atyre çdo dëshirë, ata thjesht i kanë përforcuar zakonet e këqija.

Është e vështirë t’u japësh gjithçka

“Më duhet të luftoj me veten time për të mos i dhënë gjithçka vajzës sime të vogël- shprehet Ana e cila duhet të përballet me çdo dëshirë të fëmijës teksa dalin qoftë dhe për shëtitje. Dua t’i shoh fëmijët e lumtur pasi përjeton një ndjenjë shumë të bukur kur shikon se si fytyra e fëmijës shkëlqen nga gëzimi kur merr diçka të re. Por nuk është aq e thjeshtë të presësh pritshmëritë e tyre për çfarë ata duan. Kështu fëmijët llastohen, përkëdhelen nëse procesi i plotësimit të kërkesave vazhdon dhe çdo pritshmëri e tyre realizohet. Ata nuk mësojnë të vlerësojnë gjërat që kanë dhe duan gjithmonë diçka të re. Ndershmëria është politika më e mirë! Bëjani të ditur fëmijës që nuk mund të përballoni dot gjithçka. Kjo është normale, nëse ai vihet në dijeni të situatës reale të kushteve financiare. Do të ishte më e drejtë dhe ata do përpiqeshin të ndërgjegjësoheshin. Mund të ndodhë që atyre të mos u pëlqejë fakti, mund të mërziten por këto do të jenë reagimet e para. Më pas do të kuptonin se si financat tuaja do të jenë në gjendje të mirë dhe po ashtu dhe karakteri i fëmijës tuaj! Më vonë atyre do t’u duhet të kujdesen për veten e tyre, si një rrugë “e vetme” për t’u përballur me jetën dhe dëshirat e tyre. Si mund t’ia dalin nëse ata janë mësuar të kenë çdo gjë gati dhe gjithçka është në dispozicionin e tyre? Por në fund çdo prind është i lënduar nëse një fëmijë është i përkëdhelur. Familja e tij por dhe vetë ai. Një fëmijë i përkëdhelur nuk është i përgatitur për përballjen me botën. Do i duhet të përballet me moshatarët e tij, apo me të rriturit për gjithë jetën. Ja disa këshilla për prindërit se si duhet ti disiplinojnë fëmijët e tyre:

Mbani një front të unifikuar

Mund të jetë një luftë e vërtetë në disiplinimin e duhur të fëmijës, nëse ata janë dy vjeç apo edhe 12. Është e rëndësishme që të dy prindërit të kenë mbështetjen e njëri tjetrit dhe të jenë të njëjtë në mendimet e tyre. Nëse jeni prind I vetëm, është vendimtare që gjithsecili të bjerë dakord me rregullat në shtëpi. Prindërit e vetëm duhet të jenë shumë më të matur e të kujdesshëm. Megjithatë nuk duhet të ushtrojnë shumë autoritet sepse kjo mund të jetë pak kërcënuese për vetë psikologjinë e fëmijës që nuk është si fëmijët e tjerë i rritur nga dy prindër.

Kujto se të qash është OK

Ashtu sikurse një i sapolindur qan dhe ky fakt përbën një mrekulli, ashtu dhe një fëmijë kur të rritet do të qajë sërish dhe me arsye. Është më se normale. Mos u përpiqni ta qetësoni atë vazhdimisht me ndonjë çokollatë apo lodër. Nëse fëmija juaj prej qarjeve apo zemërimeve të çastit merr më shumë vëmendje apo kujdes, do të ndihet mire e kështu do të vazhdojë të ankohet.

Mos bjerë në ujdi

Nëse po përpiqesh të jesh një më mirë të mos tolerosh shumë. Ndonjëherë është vërtet e nevojshme të negociosh mbi rregullat dhe ndëshkimet. Gjithsesi, në mënyrë të veçantë kur bëhet fjalë për fëmijët e vegjël nuk duhet të bini shpejt në ujdi, thjesht ushtrojini rregullat. Sepse duke toleruar dhe rënë dakord për shumë gjëra me fëmijën tuaj i jepni atij pushtet dhe liri për t’u përkëdhelur. Ajo që shikon është vetja e tij dhe askush tjetër.

Lëreni të luftojë

Nëse fëmija juaj qoftë i vogël apo adoleshent po kalon një periudhë disi të vështirë nuk është domosdoshmërisht e nevojshme që ju ta shpëtoni prej “rrezikut”. Është jetësore mbi të gjitha, që ai të mësojë në një moshë të re se si të përballet në jetë me situatat stresuese. Nëse nuk mësohet, si do të përballet me jetën si një i rritur? Do të ndihet tërësisht i papërgatitur. Gjithashtu ju nuk duhet t’i mbivlerësoni ata pasi kështu ai krijon një superego e cila mund të bëhet barrierë për shumë përballje në jetën e tij. Ajo që dëshiron një prind në thelb është të jetë një mbështetës i mirë për fëmijën e tij, por nga ana tjetër nuk do donte të rriste një fëmijë “ëndërrimtar” dhe gjithmonë të përkëdhelur.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...