Prindërit e rreptë ‘shndërrojnë fëmijët në gënjeshtarë’

8Të pasurit prindërit disiplinues nënkupton që ‘fëmijët nuk ndihen të sigurtë të tregojnë të vërtetën’.

Prindërit e rreptë zakonisht i shndërrojnë fëmijët në ‘gënjeshtarë shumë të trajnuar’, thanë akademikët dje.

Psikoterapistja Philippa Perry, tha që prindërit që janë shumë të rreptë krijojnë një atmosferë ku ‘fëmija nuk ndihet i sigurt që të tregoj të vërtetën’.

Ajo tha që të gjitha gënjeshtrat janë të bashkë-krijuara dhe duke krijuar një situatë ku fëmijët të mos mund të tregojnë të vërtetën, prindërit mund të fajësojnë vetëm vetveten nëse zbulojnë se fëmijët po i gënjejnë./DailyMail/