Home Këshilla për Prindër Prindërit me dy fëmijë janë më të lumtur

Prindërit me dy fëmijë janë më të lumtur

Sipas një studim i gjerë ka treguar se është e shëndetshme të kesh fëmijë, ndërsa shëndet më i mirë është vërejtur te prindërit të cilët kanë dy fëmijë.

Studimi ku janë përfshirë një milionë e gjysmë meshkuj dhe femra, ka zbuluar se të qenit prind ndikon pozitivisht në shëndet. Në fakt, të qenit prind pengon zhvillimin e disa llojeve të kancerit, si edhe sëmundjet e zemrës.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se kjo varet edhe nga numri i fëmijëve që kanë prindërit, ndërsa është treguar se më e shëndetshme është të kesh dy fëmijë, teksa mospasja e fëmijëve, të pasurit e një fëmije ose më shumë se dy, shkakton probleme shëndetësore.

Shkencëtarët thonë se prindërit me më shumë se dy fëmijë kanë probleme financiare dhe stres emocional, ndërsa ata që kanë një ose nuk kanë fëmijë, janë shumë të lëshuar dhe iu mungon motivimi.

Studimi ka treguar po ashtu se martesa bëhet më e lumtur, më e plotë dhe më kualitative kur lindin fëmijët. /

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...