Home Teknologji Internet Privatësia në internet

Privatësia në internet

Privatësia në internet është një nga ato çështje që rrallë të vjen ndërmend. Nëse vërtet i druheni privatësisë, ndoshta nuk po e përdorni fare internetin.

“Facebook”-u pati disa probleme vitin e kaluar pikërisht për çështjet e privatësisë dhe jo sepse bëri diçka diçka të dëmshme kundrejt përdoruesve, por sepse nuk u tregua transparent lidhur me ndryshimet që po bënin.

Në të vërtetë, sa e rëndësishme është privatësia juaj? Ndërsa mendoj për “Facebook Timeline” (Kohështrirja) çuditem se sa shumë njerëz harxhojnë kohën e tyre për t’u kthyer pas dhe për të shtuar detaje të jetës që janë shumë personale. Gjëra të tipit kur blenë shtëpinë e parë apo sëmundjet e kaluara të bëjnë të mendosh nëse “Facebook” po na kërkon shumë.

Që kur “Kohështrirja” u bë e përdorshme nga çdo njeri, është shokues informacioni që njerëzit po shtojnë në rrjetin social. Një gjë e tillë të bën të mendosh se ata nuk shqetësohen fare për privatësinë kur vjen puna te “Facebook”-u. Në të kundërt nuk do të ndanin çdo lloj informacioni. Për shumicën, ia vlen rreziku.

Por ajo që të vjen ndërmend të pyesësh është: “Për çfarë po rrezikohet?” Vitin e kaluar, aktivisti politik dhe i internetit Eli Pariser foli lidhur me çfarë “Facebook” dhe “Google” po na fshehin kur vjen puna te informacioni që ata përdorin dhe si e përdorin atë.

Pariser shpjegon se si të dhënat e mbledhura nga “Google” në rastet kur ne klikojmë mbi diçka që po kërkojmë apo kur klikojmë për një shërbim më të mirë. Një gjë e tillë në të vërtetë duket si një përmirësim i jetës dhe jo si një prekje e privatësisë për mua. Në të njëjtën mënyrë edhe “Facebook”-u po kërkon lidhur me gjërat që ju pëlqeni (apo “like”) në lidhjet e jashtme dhe në cilat prej tyre klikoni në mënyrë që t’ju japin një përvojë më të mirë. Në këtë mënyrë, edhe nëse e dini apo jo, ju nuk arrini të kuptoni sasinë e informacionit që vjen tek ju përmes “Facebook”-ut. Në ndërhyrjet e mëparshme ju mund ta anashkalonit një gjë të tillë. Por kompania ka vënë rë se përdoruesit nuk reagojnë mbi përmbajtjen dhe aq shumë kur ajo vjen në një kohë reale, kështu që ka nisur të veprojë në një mënyrë më të zgjuar në mënyrë që t’i bëjë gjërat më tërheqëse. E sërish kjo duket si një gjë shumë e mirë. Për aq kohë sa nuk ju kërkohet të përdorni “Google”-n apo “Facebook”-un, ndërveprimi juaj është tërësisht opsional. Sidoqoftë, sa më shumë të ndërveproni, aq më shumë “Google” dhe “Facebook” mësojnë për ju. Kjo i tremb njerëzit deri në momentin që kujtohen se ata janë thjesht një pikë ujë në një oqean të mbushur me miliarda ndërveprime çdo ditë. Asnjë person s’po kërkon të shohë adresën tuaj, kërkimet apo klikimet që keni bërë.

Besoj se “Facebook” mund të bëjë një punë më të mirë duke i mësuar njerëzit se si të përdorin kontrollin e privatësisë së tyre dhe normalisht që Korporata për Mbrojtjen e Përdoruesve është dakord me një gjë të tillë. Nga ana tjetër nuk besoj se ky rrjet po na përdor më shumë seç po e përdorim. “Facebook” kushton para për t’u mbajtur. Edhe “Google” gjithashtu, kështu që nuk mund të presim që të mos përdoren reklamat. A po i përdorin këto kompani të dhënat dhe ndërveprimet që ne u japim për të bërë para për vete? Po, dhe kjo është e drejtë. Sepse kështu funksionon biznesi.

Kujtoni se mënyra më e mirë për të ruajtur privatësinë tuaj në internet është që të mos ndani gjithçka me të gjithë. Nuk ka ligje që ju kërkojnë të hidhni edhe informacionin për macen tuaj në “Kohështrirje” por “Facebook” do të jetë i aftë që të bëjë marketing për produktet e kafshëve nëse ato ju pëlqejnë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...