Home Teknologji Internet Problemet e shoqërisë moderne: Jeta offline ka vdekur, përshtatuni

Problemet e shoqërisë moderne: Jeta offline ka vdekur, përshtatuni

Sociologu dhe teoricieni i rrjeteve shoqërore Nathan Jurgenson pohon që jeta offline, pa qasje ne internet, në fakt nuk ekziston më.

Teknologjia është e integruar në jetën tonë të përditshme, ndërsa interneti është bërë elementi përbërës i shoqërisë moderne, prandaj është e pamundshme “të dilet nga rrjeti”.

Përveç nëse nuk zgjidhni mënyrë vetmitare të të jetuarit, në shkretëtirë, larg nga teknologjia, por edhe atëherë dikush do të bëjë reportazh për këtë gjë dhe do ta vërë në internet, kështu që ikje nga digjitalizimi në fakt nuk ka.

Jurgenson para pak kohe e ka publikuar esenë e vet për jetën offline në revistën “The New Enquirer”, në të cilën pohon që njerëzit të cilët anojnë ndaj mënyrës “jodigjitale” të jetës, jashtë internetit dhe rrjeteve shoqërore, në fakt jetojnë në iluzion sepse sot është gjithçka aq e digjitalizuar sa që jeta offline në fakt nuk ekziston më.

Siç pohon Jurgenson, termi i jetës offline është shfaqur në kohën kur jeta online është bërë realitet, prandaj offline do të nënkuptonte çdo gjë që nuk publikoni në internet. Sot nuk ekziston më dallimi në mes këtyre dy termeve dhe çdo gjë është e varur nga interneti.

“Të fikni telefonin dhe të largoheni nga rrjetet shoqërore, në fakt nuk do të thotë ikjen nga rrjeti. Logjika e medieve shoqërore na përcjell edhe pasi që dalim nga interneti. Nuk ekziston ajo jetë offline, është vetëm termi fetishizuar për të cilën disa individë pohojnë

që mund ta arrijnë, por gjithmonë fjala është për iluzionin”, shpjegon Jurgenson.

Jeta në rrjet në fakt na mundëson shijimin e botës fizike, ashtu siç nuk kemi pasur mundësi në kohën para internetit. Sot, kur e lini telefonin në shtëpi dhe shkoni në shëtitje, jeni të kënaqur që e keni lënë atë copë të teknologjisë në shtëpi dhe që për një kohë do të

pushoni nga kontrollimi i mesazheve, e-mail-ve, lajmeve në rrjetet shoqërore. Ajo ndjenjë e relaksimit mundëson shijim më të mirë të botës fizike, ndërsa ky shijim nuk do të ishte i mundshëm po të mos kishit ditur se çka është të jeni të lidhur në rrjet.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...