Problemet me ereksion: Ushqimi që e zvogëlon për 40% rrezikun e impotencës!

Hulumtimet sugjerojnë se pothuajse gjysma e meshkujve mes moshave 40 dhe 70 vjet do të ballafaqohen në ndonjë fazë të jetës së tyre me impotencën.

Shumë prej tyre vendosin që impotencën ta luftojnë duke përdorur viagra,

Megjithatë, studimet shkencore kanë treguar se ka edhe mënyra natyrale për t’i lehtësuar simptomat.

P.sh. shkencëtarët nga Universiteti i Athinës besojnë se duke ngrënë dietë mesdhetare ju mund t’i lehtësoni simptomat e impotencës.

Ekspertët kishin analizuar të dhënat e 600 pacientëve të cilët kishin konsumuar perime, peshk, produkte arrore dhe vaj ulliri.

Nga këta pjesëmarrës, vetëm një e pesta e tyre ishin diagnostikuar me disfunksion erektil.

Udhëheqësja e këtij studimi, Dr. Christina Chrysohoou, ka thënë se meshkujt të cilët e ndjekin një dietë mesdhetare – veçanërisht konsumimin e sasive të mëdha të vajit të ullirit – kanë 40% rrezik më të ulët të impotencës në moshë të shtyrë.

Pra, vaji i ullirit iu ofron meshkujve zgjidhje afatgjatë pa përdorur ndonjë ilaç, siç është viagra.