Problemet me gjëndrrat tiroide

Problemet me gjëndrrat tiroide mund të jenë rezultat i aktivitetit shumë të madh apo shumë të vogël.

Në të dy rastet, gjendja e funksionimit të gjëndrrës tiroide kontrollohet me përcaktimin e nivelit të hormoneve, të cilat i prodhon kjo gjëndërr – përcaktohen T3, T4 dhe TSH të lira, dhe në bazë të këtij rezultati vlerësohet nëse është e nevojshme apo jo terapia, respektivisht, rregullimi i nivelit të dozimit.

Ilaçet të cilat përdoren për këto probleme, nuk do te duhej të ndikojnë në zhvillimin e fetusit, por funksionimi i gjëndrrës tiroide tek bebi, duhet të kontrollohet menjëherë pas lindjes.

Prandaj mos e ndërpritni terapinë, konsultohuni rregullisht me endokrinologun tuaj dhe kontaktoni gjinekologun tuaj i cili e përcjellë shtatzëninë në lidhje me gjëndjen tuaj./bebaime/