Home Këshilla Seksuale Problemet me orgazmën

Problemet me orgazmën

Shumë prej nesh e kanë të vështirë që të kalojnë në orgazëm. Turpi që të eksplorojmë dhe të prekim veten tonë na pengon që të mësojmë se si të arrijmë vetë në orgazëm nëpërmjet masturbimit.

Një sërë problemesh na pengojnë të kemi orgazma kur jemi me dikë tjetër.

Më poshtë jepen disa arsye:
· Ne nuk e vëmë re ose e keqkuptojmë atë që po ndodh me trupat tanë teksa ndizemi.

Jemi shumë të preokupuar me gjërat abstrakte -si ta bëjmë mirë, pse ne nuk na ecën mirë,
çfarë mendon i dashuri për ne, nëse i dashuri ynë është i paduruar, nëse i dashuri ynë
e mban dot – ndërkohë që ne shumë mirë mund të përqendroheshim te ndjenjat dhe jo te
mendimet.

· E ndiejmë ekstimin, por kemi frikë se nuk do të kemi orgazëm dhe nuk duam të
bezdisemi me prova, ndaj i shtypim ato reagime seksuale.

· Kemi frikë të kërkojmë tepër dhe të dukemi shumë kërkuese

· Kemi frikë se nëse i dashuri përqëndrohet te kënaqësia jonë, do të ndihemi kaq nën
trysni për të kaluar sa nuk do të jemi as të afta – dhe pastaj nuk kalojmë.

· Po përpiqemi të kemi orgazma të njëkohshme, gjë që rrallë ndodh për shumë prej nesh.
Kënaqësia mund të jetë njëlloj edhe nëse vijnë veçmas.

· Jemi në konflikt me personin me të cilin po flemë, ose të inatosur me të. Në mënyrë të
pandërgjegjshme ne mbajmë përbrenda orgazmën si të ishte një rrugë vetpërmbajtjeje.

· Ndihemi në faj që po bëjmë seks dhe nuk ia lejojmë vetes që ta shijojmë atë me të
vërtetë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Surja dhe Duaja Ja-Sin – Me shkronja latine dhe përkthim Shqip

Surja Ja-Sin (36) është mekkase dhe ka takte të shkurtra dhe ritme të shpejta. Numri i ajeteve të saj është tetëdhjetë e tre si dhe është më e vogël dhe më e shkurtë se sureja paraprake (surja Fatir), e cila ka dyzet e pesë ajete. Kështu, tekstet e shkurtra dhe ritmi i shpejtë i japin sures një natyrë të posaçme...