Home Këshilla për Prindër Problemet psikike të nënës ndikojnë në gjumin e foshnjës

Problemet psikike të nënës ndikojnë në gjumin e foshnjës


Problemet psikike të nënës ndikojnë në gjumin e foshnjës Duke analizuar gjendjen mendore të nënave dhe efektin e saj në sjelljen e të porsalindurve, ekspertët kanë vërtetuar se gjendja psikike e nënës ndikon mbi gjumin e foshnjës, edhe atë nëse nëna është në gjendje të keqe psikike, atëherë foshnja përveçse e ka të vështirë të bie në gjumë, bën edhe gjumë të parehatshëm.

Çrregullimi i gjumit te foshnjat, nënat e të cilave kanë probleme me depresion, është shumë më i madh në raport me gjumin që e bëjnë foshnjat, nënat e të cilëve nuk kanë probleme të këtilla.

Këta të porsalindur janë të rrezikuar që edhe vetë të vuajnë nga depresioni në jetën e mëvonshme.

Në një studim ku janë përfshirë disa foshnja të shëndosha, nënat e të cilave: grupi i parë– kanë pasur probleme me depresion; dhe grupi i dytë– nuk kanë pasur probleme psikike- ka treguar se foshnjat të cilat kanë depresive kanë nevojë për afër një orë që të bien në gjumë dhe këta fëmijë zgjohen dy herë më shumë gjatë natës në krahasim me fëmijët nënat e të cilëve nuk kanë probleme psikike. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ju duket sikur ju zihen këmbët dhe ju kruhen? Ky është rreziku që ju kanoset!

Sindroma e këmbëve të lodhura (RLS) është një çrregullim, i karakterizuar nga një nevojë e fortë dhe e pakontrollueshme për të lëvizur këmbët. Njerëzit me RLS përjetojnë këtë nevojë së bashku me ndjesitë e çuditshme dhe të pakëndshme në këmbët e tyre, të cilat shpesh i përshkruajnë si ngjethje, zvarritje, këputje, kruajtje, ndjesi shpimi, djegie, dhimbje ose si shkarkime elektrike. RLS...