Home Shëndetësi Prodhimet nga gruri, nuk janë të shëndetshme

Prodhimet nga gruri, nuk janë të shëndetshme


prodhimet nga gruriDëshironi që të mbeteni të shëndetshëm dhe vital? Atëherë mos hani më në mëngjes ushqimin e preferuar nga gruri dhe tërshëra apo produktet e tjera të ngjashme.

Në të vërtetë, është zbuluar se në këtë produkt nuk ka asgjë të shëndetshëm. Edhe pse i reklamojnë si të shëndetshme, llojet e ndryshme të këtyre produkteve kanë sasi të njëjtë të sheqerit si çokolata, akullorja dhe disa ëmbëlsira. Madje edhe sandviçi me proshutë dhe me mëlmesa të shumta mund të jetë më i dobishëm për linjën tuaj se sa disa lloje të këtyre ushqimeve, tregon studimi nutricionistik.

Njerëzit janë të bombarduar me porosi për këto produktet ‘të shëndetshme dhe dietale’.

Ata i bindin që ky është zgjedhja më e mirë dhe më shëndetshme për ta. Megjithatë, në deklaratë të prodhimit shumë me sukses është fshehur fakti që ato janë përplot me kalori. Nutricionistët janë të hidhëruar për këtë dhe për këtë arsye kanë vendosur që ta paralajmërojnë publikun për këtë mashtrim.

Mbështetje nutricionistëve është duke i dhënë organizata evropiane për ushqim të shëndetshëm e cila momentalisht është duke i analizuar 4000 prodhime për të cilat prodhuesit bëjnë ‘be’ që janë të shëndetshëm. ‘Këto ushqime nuk janë as për së afërmi ashtu siç mendojnë njerëzit. Shembull e keni kutinë e tyre në të cilën shkruan se kanë më pak se 3 përqind të yndyrës, por nuk shkruan që kanë sasi të madhe të sheqerit dhe të kripës.

Kjo nuk është aspak e mirë për shëndetin’, potencoi nutricionisti, Colin Walker.

Për tërë këtë shkak Komisioni Evropian planifikon që të sjell rregull me të cilin prodhuesit në deklaratën e prodhimit në mënyrë të detajuar dhe të saktë duhet të përshkruajë se nga çka në të vërtetë përbëhet produkti.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Humbja e peshës mund të çojë në zhdukjen e kësaj sëmundje

Diabeti i tipit 2 mund të mposhtet pasi humbja e peshës mund të çojë në një mposhtje të sëmundjes nëse është në fazën fillestare, sipas një studimi të ri në mbi 300 pacientë. Në kongresin e Shoqatës Amerikane të Diabetologjisë (ADA), u konfirmua marrëdhënia midis peshës dhe zhdukjes së sëmundjes të avancuar nga kërkimet e mëparshme. Mbi një e treta e...