Home Këshilla të ndryshme Profesionet që shkatërrojnë martesat

Profesionet që shkatërrojnë martesat

profesionet-q-euml-shkat-euml-rrojn-euml-martesat_hdDisa profesione i janë më shumë të ekspozuara rrezikut nga prishja e martesave, pra mjekët shumë më shpesh divorcohen sesa inxhinierët, thuhet në një studim britanik.

Kategorisë më të rrezikuar në pikëpamje të prishjes së vatrës familjare i përkasin valltarët, koreografët, barmenët apo kinezoterapeutët, me madje 40 për qind të shanseve që të divorcohen nga bashkudhëtari i jetës, konstatojnë autorët e këtij studimi.

Infermierët dhe punëtorët e tjerë mjekësorë, artistët dhe sportistët janë menjëherë pas tyre dhe kanë 30 për qind shanse që martesa t’u prishet. Më së paku të rrezikuar, sipas studimit, janë martesat e inxhinierëve me vetëm 2 për qind të rrezikut për prishje martese.

Në këtë studim gjithashtu theksohet që orari i zgjatur, puna jashtë orarit dhe gjatë vikendeve nuk kanë ndikim të dukshëm për divorc. Autorët e studimit kanë analizuar çiftet e divorcuara dhe të ndara të 449 profesioneve të ndryshme.

Drejtori i agjencisë Reality and Performance, Hamid Agini, thotë që nuk janë përfaqësuar të gjitha profesionet në këtë studim, madje mu ato te të cilat divorcet janë dukuria më e shpeshtë, dhe në të cilat ka radhitur edhe punën e politikanëve, drejtorëve dhe gazetarëve.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...