Proteinat përmirësojnë zemrën pas infarktit

Shkencëtarët amerikanë në mënyrë të suksesshme kanë modifikuar njërën nga proteinat që është e pranishme në zemër dhe në atë mënyrë ia kanë dalë që ta zvogëlojnë dëmtimin që shfaqet pas sulmit në zemër apo infarktit.

Studimi që ishte kryer në minj, e që ishte botuar në “Arteriosclerosis, Thrombosis and Vascular Biology” ka vërtetuar se proteina e modifikuar zvogëlon dëmtimet në zemër për rreth 50 për qind. Proteina e ashtuquajtur FAK (focal adhesion kinase) sjell ndryshime në strukturën qelizore, duke aktivizuar procese që mbajnë qelizën në jetë.

– Kjo proteinë është përgjegjëse për proceset bazë të proceseve qelizore, e duket se ndikon në rritjen e qelizave, sidomos atyre qelizave të zemrës, ka theksuar Xhoan Tejlor nga departamenti për patologji dhe mjekësi laboratorike në Universitetin e Karolinës Veriore.

Për dallim nga disa proteina të tjera, të cilat mund të shkaktojnë infeksione në zemër, kjo formë e modifikuar është krejtësisht e sigurt dhe sipas shkencëtarëve amerikanë nuk i dëmton qelizat e shëndetshme. Nëse vërtetohet se këto zbulime janë të sakta, proteina do të mund të fillojë të përdoret në shërim eksperimental.

KËSHILLA TË NGJASHME