Home Shëndetësi Proteinë e re për luftën kundër gripit

Proteinë e re për luftën kundër gripit

Shkencëtarët pohojnë të kenë gjetur mënyrën e re të luftës kundër gripit. Kështu, ata kanë zhvilluar proteinën e cila për vetëm dy orë starton sistemin e imunitetit në luftë me viruset.

Proteina sintetike e quajtur EP67, deri tani është përdorur në vaksina, si mënyrë e stimulimit të mbrojtjes së trupin, çka ndihmon që vaksina të funksionojë. Megjithatë, shkencëtarët tani do ta përdorin si stimulans të trupit për të luftuar kundër viruseve të gripit, përcjell “Mirror”.

Problemi me vaksinat e tanishme kundër grupit është që për çdo virus të ri duhet të bëhet vaksinë e veçantë. Kjo do të thotë që një numër i madh njerëzve infektohet para se të prodhohen sasitë e mjaftueshme të ilaçeve.

Shkencëtarët shpresojnë që EP67 do të jetë efikas kundër të gjitha llojeve të viruseve të gripit.

“Virusi i gripit ‘fshihet’ nga sistemi i imunitetit për disa ditë, derisa nuk filloni t’i ndjeni simptomat. Hulumtimet tona kanë treguar që nëse fusni EP67 në trup në afat prej 24 orësh nga ekspozimi ndaj virusit të gripit, ai do të stimulojë sistemin e imunitetit që të startojë menjëherë dhe të luftojë kundër viruseve”, ka thënë dr. Joy Phillips.

Sa për ilustrim, të themi që epidemitë e gripit kanë qenë mjaft të rrezikshme përgjatë historisë së njerëzimit, dhe po kërcënojnë edhe vitet e fundit – në vitin 412 p.e.s.

Hipokrati kishte regjistruar një sëmundje epidemike të ngjashme me gripin; në vitin 1485 “sëmundja e djersitjes” godet Britaninë e Madhe; në vitin 1889 gripi aziatik merr 250.000 viktima në Evropën perëndimore; në vitin 1918 gripi spanjoll vret 100 milionë njerëz anembanë botës për vetëm gjashtë muaj; në vitin 2009 H1N1 merr 18.300 viktima në tërë botën.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Sallata marule, aleatja më e mirë për t’u dobësuar, lehtësuar stresin dhe për të fjetur 8 orë rresht

Është mbretëresha e sallatave, por është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i ushqyesve dhe ofron përfitime të shumta shëndetësore: kjo është arsyeja pse sallata marule nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj. Pavarësisht se konsumohet shpesh për dietë, sallata marule është në të vërtetë një ushqim me veti të shumta terapeutike. Sallata marule është në dispozicion gjatë gjithë vitit, me...