Home Këshilla të ndryshme Provoje dhe besoje, të dobët falë një cimcakizi!

Provoje dhe besoje, të dobët falë një cimcakizi!

Pas cimcakizit i cili ndihmon të ndalosh të përzierat nga makina dhe ato që të ndihmojnë të lësh duhanin, studiuesit amerikanë propozojnë cimcakizin e ri, i cili ndihmon që të mbash linja perfekte trupore, ose që ti të kthehesh në formë.

Të duket një ëndërr? Por, sipas një grupi shkencëtarësh kjo mund të bëhet realitet brenda një kohe shumë të shkurtër.

Një grup shkencëtarësh të Universitetit Syracuse në SHBA, kanë arritur të vërtetojnë për herë të parë që hormoni i ngopjes, i cili i bën njerëzit të ndihen ‘të ngopur’, pas vaktit të të ngrënit mund të lëshohet në gjak, duke u marrë nëpërmjet rrugëve orale.

Kjo gjë sipas tyre mund të arrihet nëpërmjet cimcakizit. Cimcakizi kundër kileve të tepërta vepron në këtë mënyrë: ne mund të hajmë një vakt të ekulibruar, më pas të përtymim cimcakizin e vecantë, i cili fillon të ketë efekt pas 3 ose 4 orësh, duke pakësuar në këtë mënyrë oreksin, kur po afron ora për vaktin tjetër.

Studimi i cili është publikuar edhe në revistën ‘Journal of Medicinal Chemistry’, përqëndrohet në hormonin PYY, i cili bën pjesë në sistemin kimik rregullator të organizmit.

Kur njerëzit ushtrojnë aktivitet fizik, organizmi lëshon në gjak hormonin PYY. Sa më e madhe të jetë sasia e tij, aq më të mëdha janë kaloritë që digjen. Shkencëtarët sqarojnë se hormoni PYY është një hormon që shkakton oreks. Por, nëse merret nëpërmjet rrugëve orale, hormoni shkatërrohet në stomak.

Ekspertët janë vënë punës për të gjetur një mënyrë për të ‘fshehur’ hormonin në mënyrë që të mund të udhëtojë përmes sistemit të tretjes. Dhe për këtë arsye kanë zgjedhur cimcakizin. Sipas studiuesve kjo do të jetë një lloj shtojce dietike për të ndihmuar njerëzit të humbasin peshë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...