Provoni këtë ilaç natyror kundër kollitjes

Gjatë ditëve të ftohta ose kur pihet uji i ftohtë pothuajse të gjithë kanë problem me ftohjen dhe kollitjen. Në vend të shurupeve të shumta dhe ilaçeve nga farmacia, ne sugjerojmë një ilaç vendor kundër kollës, pa efekte anësore dhe rëndime në stomak, që mund të përdoret edhe nga anëtarët më të rinj të familjes.

Përbërësit:

Mjaltë (mundësisht shtëpiake)

Rrepkë e zezë (Raphanus raphanistrum)

Kjo është rrepka e zezë:3

Procedura për ilaçin kundër kollës:

1. Shpojeni pjesën e brendshme të rrepkës por duke mos e shpruar fundin

2. Në pjesën e shpuar të rrepkës derdhni mjaltën (keni parasysh që rrepka e ka lëngun e vet dhe për këtë arsye mos e mbushni me mjaltë deri në krye)

3. Vendoseni rrepkë në një enë të gjerë të mjaftueshme për të qëndruar vertikalisht (që të mos derdhet mjalta)

4. Lëreni të qëndrojnë gjatë natës në temperaturë dhome

5. Shurupin e fituar derdheni të nesërmen në një kavanoz me kapak

Meqenëse mjalti i përforcuar me lëngun e rrepkës nuk ka efekte anësore, ju mund t’a pini atë sipas nevojës – çdo orë, pas “sulmit” të kollitjes dhe sigurisht para gjumit për të qetësuar fytin tuaj. Ky shurup është i përshtatshëm edhe për fëmijët e grup moshës më të re.

 

 

KËSHILLA TË NGJASHME