Pse duhet të hamë dredhëza

Pse duhet të hamë dredhëzaNë fillim të qershorit fillon sezoni i vërtetë i dredhëzave, atyre që janë të shijshme, shtëpiake.

Dredhëzat janë fruta shumë të mirë, ndërsa shumica prej nesh i preferojmë në sallata të frutave, ëmbëlsira apo thjeshtë të zhytura në krem ose çokollatë.

Ne sot ju shkruajmë në lidhje me vetitë shëruese të dredhëzave dhe arsyet e reja se pse do të duhej t’i konsumoni ato.

1. Ato janë një thesar i vogël i antioksidantëve. Dredhëzat janë të katërtat në radhë në listën e ushqimeve me përqendrimin më të martë të antioksidantëve. Antioksidantët e mbrojnë trupin tuaj nga radikalet e lira, të cilat e përshpejtojnë plakjen dhe shkaktojnë shumë sëmundje.

2. Janë burim i shkëlqyer i vitaminës C, e cila i forcon arteriet dhe gjëndrat mbiveshkore të cilat njihen si gjëndrat e stresit, dhe ato kërkojnë sasi më të madhe të vitaminës C se të gjitha organet në trup. Vetëm tetë dredhëza kanë më shumë vitaminë C se sa një portokall.

3. Studimet kanë treguar se dredhëzat mund të ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak. Vetëm një filxhan në ditë mund të luajë një rol të madh në parandalimin e sëmundjeve të gjakut. Niveli i sheqerit në gjak është i lidhur me obesitetin, ndryshimet e disponimit, diabetin dhe hipoglikeminë.

4. Dredhëzat kanë efekte antiinflamatore dhe efekte që e largojnë dhimbjen. Shkenca ka dëshmuar se dredhëzat i ulin nivelet e markerëve të inflamacionit. Rekomandohet që ato t’i konsumoni tri herë në javë për ta zvogëluar rrezikun nga inflamacioni. Dhe për shkak të shijes së tyre të mrekullueshme, besojmë se konsumimi më i shpeshtë nuk do të jetë ndonjë problem.

5. Ato ndihmojnë shumë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe artritit.

6. Dredhëzat përmbajnë antocianine, të cilat ndihmojnë për të djegur më shumë yndyrë në trup, sepse trupi i përdor ato si karburant. Studimet kanë treguar se antocianinet gjithashtu kanë një efekt pozitiv në kujtesën afatshkurtër, shkruan Koha Ditore.

7. Dredhëzat janë substanca antikancerogjene. Flavonoidet e tyre luftojnë me qelizat kancerogjene dhe e pengojnë aftësinë e tyre për t’u shumëzuar.

8. Acidet fenolike nga dredhëzat kanë veti antialergjene, që do të thotë se ato ndihmojnë në zvogëlimin e proceseve biokimike të cilat janë të lidhura me reaksione alergjike. Megjithatë, si të gjitha ushqimet, ka njerëz të cilët janë alergjikë ndaj dredhëzave, në qoftë se e keni ndonjë dyshim se jeni alergjik, mos i hani.

9. dhe në fund, dredhëzat janë shumë të shijshme! Shtoni dredhëza të freskëta ose të ngrira në shejkët dhe lëngjet tuaja. Shërbeni ato për mëngjes dhe petulla të nxehta, bëni lyerje buke nga avokado dhe dredhëzat apo thjeshtë i hani vetëm ato.