Home Këshilla të ndryshme Pse duhet të konsumoni avokado çdo ditë?

Pse duhet të konsumoni avokado çdo ditë?

Janë të pasura me vlera ushqyese

Një avokado përmban mbi 20 vitamina dhe minerale, në mesin e të cilave janë vitamina C, vitamina K, foliati, kaliumi, etj.

Yndyrë e shëndetshme

Avokado është e pasur me yndyra të shëndetshme të cilat e zvogëlojnë kolesterolin e keq dhe e reduktojnë rrezikun e sulmeve të zemrës dhe trurit.

Niveli i kolesterolit

Për shkak të përmbajtjes së yndyrave të shëndetshme, avokado arrinë që ta mirëmbajnë nivelin e kolesterolit të mirë dhe njëkohësisht ta ulin nivelin e kolesterolit të keq.

Humbja e peshës

Konsumimi i gjysmë avokadoje në ditë është dëshmuar se ju bën të ndiheni më të ngopur deri në 5 orë pas një shujte.

Absorbimi i vlerave ushqyese

Konsumimi i rregullt i avokados ndihmon në absorbimin e karotenoideve esenciale në trup, siç janë licopei, luteini, alfa-karoteni dhe beta-karoteni.

Shtypja e gjakut

Përmbajtja e lartë e kaliumit ndihmon në menaxhimin e shtypjes së gjakut, e eliminon sodiumin e tepërt dhe e lehtëson tensionin në muret e enëve të gjakut.

Parandalimi i diabetit

Avokadot i rregullojnë nivelet e insulinës dhe glukozës në gjak, andaj janë të shkëlqyeshme në rastet me diabet.

Shëndeti i eshtrave

Vitamina K ndihmon në absorbimin e kalciumit në trup, i cili është esencial për shëndetin e eshtrave, ndërkaq avokadot janë të mbushura me këtë vitaminë.

Shëndeti i syve

Avokadot përmbajnë dy karotenoide shumë të rëndësishme, lutein dhe zeaxanthin, të cilat janë esenciale për shëndet të syve dhe shikim të mirë. Prandaj, konsumimi i avokados e parandalon verbërinë, dëmin e syve, etj.

Shtatzënia

Avokadot janë të mbushura me bollëk me vitaminë B6, folat, vitaminë C dhe kalium, e që të gjitha këto i nevojiten nënës gjatë muajve të shtatzënisë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...