Home Ushqim Pse meshkujt duhet të hanë sa më shumë fruta të thata?

Pse meshkujt duhet të hanë sa më shumë fruta të thata?

Rezultatet e një studimi treguan se konsumimi i rregullt i frutave të thata përmirëson spermën tek meshkujt

Burrat që konsumuan rreth dy grushta fruta të thata mikse (bajame, arra dhe lajthi) përditë për 14 javë rresht, shkencëtarët zbuluan, se kishin rritje të qelizave ‘notuese’ të spermatozoidëve.

Studimi vjen në një kohë kur fertiliteti mashkullor ka rënë në botën perëndimore, si pasojë e ndotjes, tymrave dhe dietave ushqimore.

Kërkimet thanë se evidencat janë gjithnjë në rritje se një dietë e mirë mund të rrisë mundësitë për ngjizje.

Rreth një në 7 çifte kanë vështirësi të bëhen me fëmijë dhe rreth 40-50% e rasteve të infertilitetit u atribuohen meshkujve.

Shkencëtarët ndanë në dy grupe 199 meshkuj të shëndetshëm në moshat nga 18 në 35 vjeç:

Grupit të parë i shtuan 60 gramë fruta të thata në ditë në dietën e tyre.

Grupi i dytë nuk bëri asnjë ndryshim nga dieta e tyre normale.

Ekspertët thanë se studimi mbështeti studimet e mëparshme që tregojnë se një dietë e pasur me omega 3, antioksidantë, vitaminë B dhe acid folik, rrisin fertilitetin.

Frutat e thata përmbajnë shumë vlera ushqimore të tilla si dhe të tjera akoma.

 

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Kjo është arsyeja se pse na bëhet trupi me puçra kur emocionohemi

Të gjithë ne, themi në jo pak raste se na u bë lëkura me kokrra kur dëgjojmë ndonjë lajm të trishtë apo dëgjojmë një këngë të mrekullueshme. Matthew Sachs një ish-student në Harvard, ka studiuar vitin e kaluar individë që pësojnë “puçrra” kur dëgjojnë muzikë, për të kuptuar se si ndodh kjo. Hulumtimi shqyrtoi 20 studentë, 10 prej të cilëve pranuan...