Home Këshilla të ndryshme Pse meshkujt jetojnë më pak se femrat?

Pse meshkujt jetojnë më pak se femrat?

Statistikat thonë se meshkujt, mesatarisht, jetojnë pesë vjet më pak sesa femrat.

Një studim i bërë në Australi ka treguar se meshkujt mesatarisht jetojnë pesë vjet më shkurt sesa femrat, ku shkaku kryesor i kësaj është pakujdesia e meshkujve për shëndetin e tyre.

Meshkujt janë më të rrezikuar nga paraqitja e kancerit, pinë më shumë duhan, përdorin më shumë barna, kanë problem me mbipeshë, por shkojnë më rrallë te mjeku sesa femrat.

 

Më shumë se 68% e meshkujve kanë probleme me mbipeshë, 48% kanë vështirësi psikike, kurse vetëm 5% sish hanë ushqime të shëndetshme, thotë Instituti australian i mjekësisë.

Përkundër të gjitha këtyre, vitin që shkoi, vetëm 16% e meshkujve kanë shkuar te mjeku vitin që shkoi.

Instituti i mjekësisë bën të ditur se rezultatet e këqija janë rezultat i disa faktorëve. Për shembull, meshkujt nuk e lënë punën për të shkuar të mjeku, si dhe kanë turp që të bisedojnë rreth problemeve emocionale dhe seksuale, sidomos me mjekun.

Një gjë e tillë ndikon që meshkujt të shtypin problemet dhe dhembjet e tyre, duke mos shkuar me kohë te mjeku

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Si të jetojmë më gjatë: Specat djegës mbrojnë nga kanceri dhe rrisin jetëgjatësinë

Të jetuarit më gjatë nuk do të thotë të bësh një jetë duke i mohuar vetes kënaqësitë. Në fakt, duke qenë i zgjuar me zgjedhjet tuaja, një jetë e gjatë dhe e shëndetshme mund të jetë e juaja. Sipas studimeve, shtimi erëzave të caktuara mund të zgjidhë të gjitha shqetësimet tuaja shëndetësore dhe t’ju ndihmojë të rritni jetëgjatësinë tuaj. Tani më...