Home Shëndetësi Pse njerëzit kanë alergji?

Pse njerëzit kanë alergji?

Pse njerëzit kanë alergji?Nga se shkaktohen teshtimat, lotët apo irritimet.Për dikë me alergji, edhe diçka e vogël mund të shkaktojë probleme të mëdha. Në dukje të padëmshme, grimcat e pluhurit, pezmatimi nga një mace, apo një fllad i polenit të luleve mund të çojë në simptoma alergjish.

Me siguri pyesni veten pse trupi i njeriut reagon në mënyrë të tillë? Pse nuk keni apo nuk keni teshtima? Pse hundët apo sytë ju mbushen me lot? Në thelb, një alergji është reagim i trupit ndaj një kërcënimi të keqinterpretuar, diçka që është zakonisht e parrezikshme. Kur ju ekspozoheni ndaj një alergjeni, trupi i përgjigjet duke u përpjekur ta bllokojë atë.

Te disa njerëz, këto substanca të padëmshme mund të shkaktojnë një përgjigje imune në trup për të shpëtuar këtë të fundit nga këta “pushtues”. Trupi prodhon një antitrup të quajtur IgE (imunoglobulina E), e cila ngjitet tek qelizat e quajtura mast. Kjo shkakton lirimin e substancave të ndryshme, duke përfshirë histaminën, e cilat shkakton simptoma alergjie.

Është mirë të dini se sistemi juaj imunitar punon aq shumë për t’ju mbrojtur, por për ata me alergji sezonale ose gjatë gjithë vitit, kjo mbrojtje zakonisht çon në inflamacion, shkruan Anabel. Është pikërisht përgjigjja inflamatore që shkakton atë ndjenjën e çuditshme dhe nevojën për të teshtirë.

Sytë tuaj mund të kalojnë në pozicion mbrojtës gjithashtu duke krijuar lotët dhe enët e gjakut mund të bymehet dhe t’ju jap pamjen si të fryrë ose sy të kuq. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...