Home Këshilla të ndryshme Pse nuk duhet të përdoren shkopinjtë për pastrimin e veshëve

Pse nuk duhet të përdoren shkopinjtë për pastrimin e veshëve

7Për dekada me radhë, mjekët paralajmërojnë për rreziqet e përdorimit të shkopinjve për pastrimin e veshëve. Akademia Amerikane e Otorinolaringologjisë ka ndryshuar këshillat e saj mbi higjienën e veshëve dhe përsëri i bëri thirrje popullatës që të mos pastrojë veshët me shkopinj.

Këshillat e publikuara në botimin e këtij muaji në revistën e Akademisë Amerikane të Otorinolaringologjisë nuk përmbajnë shumë risi, ndërsa mesazhi është që në vesh nuk duhet vënë asgjë “më pak se bërryli”, një lloj ironie që do të thotë – asgjë në vesh.

Mjekët pohojnë se të gjitha objektet që i fusim në veshë mund të dëmtojnë lëkurën delikate të kanaleve tona të veshit, daullen e veshit dhe kockat e veshit, sepse kjo mund të çojë në humbjen e dëgjimit, marramendje, kumbimin e veshëve dhe simptoma të tjera të lëndimeve të veshit.

“Në produkte shihet qartë një vizatim që tregon se shkopinjtë nuk duhet shtyrë në vesh apo kanalin e veshit. Përdorimi i një shkopi me pambuk për veshë mund të shtyjë dyllin e veshit edhe më thellë në kanal dhe kështu mund të dëmtojnë daullen e veshit”, thuhet, ndër të tjera, në revistë.

Mjekët theksojnë se dylli i veshit mbron brendësinë e veshit nga depërtimi i pluhurit dhe baktereve, po edhe lëkurën e ndjeshme. Lëvizjet e zakonshme të nofullave si nga përtypja e ushqimit ose gjatë të folurit, bashkë me rritjen e lëkurës brenda kanalit të veshit zakonisht ndihmon në largimin e mbetjes së dyllit të veshit, i cili pas një dushi në banjo largohet plotësisht.

Duke përdorur shkopinjtë e pambukut, veshi humb mbrojtjen natyrore, prandaj duhe të jeni të kujdesshëm që shkopin t’a përdorni për të pastruar pjesën e jashtme të veshit, dhe në qoftë se keni problem me dyllin e tepërt, vizitoni një mjek të ORL-së, sepse fjala është për një organ të ndjeshëm.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...