Home Modë & Estetikë Pse nuk duhet të përdorësh sfungjer sa herë aplikon pudrën në fytyrë?

Pse nuk duhet të përdorësh sfungjer sa herë aplikon pudrën në fytyrë?

Pse nuk duhet të përdorësh sfungjer sa herë aplikon pudrën në fytyrë?Një nga veprimet e përditshme të bukurisë që mund të mos i kesh kushtuar rëndësinë e duhur është aplikimi i pudrës me fungjer.

Sa shpesh e bën këtë gjë? Çdo ditë, apo jo?

Sfungjeri është bërë një mjet i domosdoshëm në çantën e çdo artisti grimi. Megjithatë, sfungjerët e bukurisë kërkojnë më shumë kujdes dhe higjienë.

Disa ekspertë kozmetike argumentojnë pse nuk duhet të përdorësh sfungjerin për të aplikuar pudrën.

Duken argumente bindëse:

Sfungjeri i grimit mund të jetë një prej terreneve më të mira për të mbledhur mikrobet, nëse nuk e lan siç duhet.

Duhet të pastrohet para çdo përdorimi. Në të kundërt, thjeshtë po rrezikon që mikrobet të përhapen në të gjithë fytyrën.

Image
Sfungjerët, përgjithësisht janë të vështirë për t’u larë dhe për t’u sterilizuar. Por ki parasysh se kanë edhe një limit jetese, maksimumi mund të zgjasë 2-3 muaj.

Nëse nuk e pastron sfungjerin pas çdo përdorimi, ai nuk ka të njëjtin efekt me kalimin e kohës. Grimi i mbetur mund të shkaktojë më shumë vështirësi për pamjen, duke e bërë edhe produktin të vështirë për përzierje.

Megjithatë, nëse investon në një furçë të mirë grimi, mund të zgjasë edhe me vite.

Image
Nuk mund të përdorësh lehtësisht një sfungjer mbi të cilin janë përzier lloje të ndryshme produktesh grimi, sepse pamja do të jetë një gjë e ngatërruar.

Dhe më e rëndësishmja, sfungjeri i grimit thith një sasi të madhe pudrës. Kjo, kuptohet, është një humbje e madhe e produktit, veçanërisht nëse është nga markat më të shtrenjta.

Në mënyrë që të shpëtosh pudrën, deri në pikën e fundit, aplikoje me një furçë me mikrofiber.

Është e qëndrueshme, të ndihmon për të mbuluar zonjat që ke nevojë dhe është mjaft praktike. Pasi ta kesh përdorur furçën, mund të përdorësh më pas edhe sfungjerin. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Kujdes! Përdorimi i telefonit në tualet rrit rrezikun e prekjes nga koronavirusi

Sipas një studimi nga agjencia e marketingut Jellybean, të paktën 54% prej nesh marrin telefonat tanë celularë në tualet dhe luajmë me ta. Shkencëtarët aktualisht besojnë se COVID-19 mund të mbijetojë për nëntë orë ose më shumë në sipërfaqe të forta si plastike, metal, ose xhami i ekranit të telefonit tuaj celular.  Ndërsa numri i rasteve të infeksioneve koronavirus kalon...