Home Këshilla Seksuale Pse shihen femrat sexy si "objekte"?

Pse shihen femrat sexy si “objekte”?

Burrat shpesh akuzohen se i shohin gratë sexy si asgjë më shumë se sa “objekte”- dhe reklamuesit e kanë përdorur këtë në avantazhin e tyre për brezat të tërë.

Megjithatë një studim i ri i kryer nga një ekip në Belgjikë nënkupton se meshkujt nuk duhet të marrin përsipër të gjitha kritikat, pasi dhe gratë bëjnë të njëjtën gjë. Pjesa më e habitshme e hulumtimit është se ndërsa te burrat dhe gratë shohin trupat e femrave seksi si objekte, të dyja gjinitë ende trajtojnë burrat seksi si njerëz.

Studimi, i publikuar në Psychological Science, një revistë e Shoqatës për Shkenca Psikologjike, përdori imazhe të kthyera me kokë poshtë duke u kërkuar njerëzve të njohin foton.
Hulumtime të mëparshme kanë treguar se fotografitë e njerëzve paraqesin probleme në njohje kur ata janë kthyer me kokë poshtë, por në fotot e objekteve një vështirësi e tillë nuk haset. Për shembull, një fytyrë dallohet me lehtësi, por jo aq lehtë vetëm një pjesë e saj, ndërsa për një karrige si të shohesh një këmbë të saj si objektin si të tërë është lehtësisht e dallueshme.
Ekipi hulumtues i udhëhequr nga Philippe Bernardit të Université Libre de Bruxelles në Belgjikë përdori këtë test duke ekspozuar fotot e burrave dhe grave në paraqitje sensuale,  me veshje intime, për pjesëmarrësit. E ndërsa për dallimin e burrave dhe njohjen e tyre nga imazhet e përmbysura tek fotot reale u paraqitën vështirësi gratë në të brendshme nuk ishte zor të dalloheshin cka është në përputhje me idenë që njerëzit të shohin gratë si objekte seksi.
Gjetje e habitshme ishte se nuk kishte asnjë dallim statistikor midis pjesëmarrësve meshkuj dhe femra, edhe gratë i shohin gratë si objekte ashtu si burrat. Hapi i ardhshëm i ekipit hulumtes është të studiojnë mënyrën se si njerëzit shohin gratë në jetën e përditshme.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...