Home Shëndetësi Pse shkaktohet astma?

Pse shkaktohet astma?

Pse shkaktohet astma?Studiuesit nga Universiteti Cardiff kanë nisur studimin për të gjetur shkaktarët e astmës, duke pohuar se mund të gjendet një kurë brenda 5 vitesh

Sipas eksperimentit të zhvilluar mbi kavje është nxjerrë përfundimi se receptori i perceptimit të kalciumit (CaSR) është shkak i sëmundjes.

Në pacientët me astmë, ky receptor është tepër aktiv dhe shkakton ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes.
Prandaj edhe simptomat e astmës janë: kollitje,ngushtim në kraharor, vështirësi në frymëmarrje.

Pas zbulimit të qelizave që e shkaktojnë këtë sëmundje mendohet se tashmë është e lehtë që të çaktivizojnë këto qeliza dhe të ndërpresin simptomat.

Astma është një problematikë e cila prek rreth 25 milion njerëz vetëm në SHBA dhe 5 % prej tyre nuk u bëjnë efekt trajtimet aktuale të astmës si sëmundje e mushkërive.

Nëse ky studim do të jetë i suksesshëm atëherë do të jetë më e lehtë që ti gjendet një shërim këtij problemi.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...