Pse tërhiqen të kundërtit?

Pse tërhiqen të kundërtitJu dhe i dashuri juaj jeni të ndryshëm si nata me ditën, por të mos keqkuptojmë, nëse ju ziheni gjatë tërë ditës, kjo do të thotë se mund të keni disa ‘çështje’ dhe probleme më të mëdha.

Një lidhje e suksesshme varet nga sasia e ndryshueshmërisë mes jush, në zgjidhjen tuaj se çfarë do të bëni me ato ndryshime, dhe se si ndikojnë ato ndryshime te ju.

Ndryshimet janë tërheqëse
Të jemi të qartë: Shijet e ngjashme në ushqim dhe në filma nuk do ta mbajnë të bashkuar lidhjen tuaj, përderisa në të njëjtën kohë pasionet e ndryshme nuk do t’ju ndajnë nga njëri-tjetri. Mendimet, kulturat, shijet, pëlqimet e ndryshme në fakt mund t’i kontribuojnë lidhjes suaj, duke bërë që secili nga ju të gjejë një perspektivë të re te njëri-tjetri. Veç kësaj, personalitetet që janë në kontrast, kanë një anë pozitive, askush nuk do ta dalë më vetveten, pas të gjithash.

Ana pozitive
Më e mira e të qenit ndryshe nga njëri-tjetri është se ju mund të kompensoni çfarëdo kualiteti apo vetie që ju mungon dhe do të donit ta kishit. Imagjinoni që ju jeni një person i turpshëm dhe gjithnjë keni dëshiruar të jeni më i hapur. Në këtë rast ju do të donit të jeni në lidhje me një person më të hapur dhe më energjik, duke kompletuar veten apo duke gjetur atë ‘gjysmën tjetër’.