Pushime në Irak

Një vend i shkatërruar nga një luftë e gjatë dhe terrorizmi, Iraku synon të shndërrohet në një oaz turistik i së ardhmes.

Ndonëse konsiderohet si një prej destinacioneve më të rrezikshme në planet, disa operatorë turistikë do ta përfshijnë për herë të parë në paketat e tyre këtë fund viti.

Sipas autoriteteve irakene, siguria për turistët do të jetë prej “120%”, ndërsa vendet arkeologjike do të përbëjnë tërheqjen kryesore. Megjithatë, në ture do të përfshihen edhe disa prej zonave më të shkatërruara prej lufta, së bashku me pamje se si kanë qenë përpara konfliktit dhe për projektin se si do të bëhen.

”Shumica e njerëzve kanë një imazh shumë negativ për Irakun. Ata mendojnë se e vetmja gjë që bëhet në këtë vend janë pengmarrjet dhe vrasjet, por ne do t’u tregojmë se kjo nuk është e vërtetë”, u shpreh njëri prej personave që kryen shoqërimin e grupeve të turistëve në Irak.

Të përqendruara në Britani, Francë dhe Gjermani, kompanitë turistike pranojnë se për momentin kërkesa vazhdon të jetë e ulët, por shprehen të sigurta që me 12 mijë vende arkeologjike të njohura, shumë shpejt do të ndodhë një rigjallërim i turizmit në Irak.

I ndërtuar mbi rënojat e Persisë dhe Babilonisë së lashtë, Iraku është ndodhur prej kohërave më të vjetra në kryqëzimin e qytetërimeve. Paketat turistike për 15 ditë kanë nisur të shiten me 1 500 euro për person.

KËSHILLA TË NGJASHME