Home Këshilla për Prindër Puthja e nënës kundër infeksionit

Puthja e nënës kundër infeksionit

Me anë të një studimi të realizuar, për herë të parë shkencëtarët e Zelandës së Re pohuan se foshnjat e porsalindura mbrohen me ndihmën e puthjes së nënës.

Në studim u zbulua se bakteri i mirë K12 i cili del nga goja e nënës shërben në forcimin e imunitetit të foshnjave përballë dhimbjes së fytit dhe infeksionit të veshit.

Në studimin e publikuar në gazetën New Zealand Herald dhe të realizuar nga Universiteti Otago, shkencëtarët zbuluan se bakteri i dobishëm i cili del nga goja e nënës shërben në mbrojtjen e foshnjave të porsalindura nga dhimbjet e fytit dhe infeksioni i veshit.

Është hera e parë që ndërmerret një studim i tillë. Specialistët pohuan se gratë të cilat morën pjesë në studim janë testuar për të parë se cilat prej tyre mbartin bakterin e dobishëm lastreptococcus salivarius K12.

Shkencëtarët gjithashtu deklaruan se foshnjat të cilat kanë marrë bakterin nga nëna në fillim do të kontrollohen çdo javë pastaj një herë në 6 javë për të parë nëse bakteri qëndron në trupin e foshnjës. Me rritjen e foshnjës ulet mundësia e ndjekjes së bakterit, por shkencëtarët pohuan se kjo çështje do të jetë baza e studimeve të ardhshme.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...