Home Këshilla për Prindër Që të kemi fëmijë të shëndetshëm gjatë dimrit

Që të kemi fëmijë të shëndetshëm gjatë dimrit

Që të kemi fëmijë të shëndetshëm gjatë dimritSpecialistët e sëmundjeve dhe të shëndetit pediatrik pohojnë se ndryshe nga vitet e tjera kur infeksionet gripale shtoheshin në muajt nëntor-dhjetor, tani ata paraqiten që në muajin tetor.

Fëmijët pjesën më të madhe të stinës së vjeshtës e kalojnë nëpër shkolla dhe kopshte. Qëndrimi në ambjente të mbyllura dhe me shumë persona bëhet shkak për rrezikimin e shëndetit.

Familjet në këtë periudhë duhet të interesohen më shumë për ushqyerjen e fëmijëve. Specialistët në këtë periudhë  u japin familjeve këto këshilla, me qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve:

1. Një nga dy fëmijë të moshës 5-vjeçare ka mungesë hekuri. Tani është e mundur të mësoni rreth këtij problemi dhe të merrni masa parandaluese. Vitamina C që ndodhet tek zarzavatet mundëson  marrjen e hekurit nga mishi. Prandaj përgatitni gjellë me zarzavate dhe mish.

2. Nëse tek pjesëtarët e afërt të familjes si nëna, babai nuk shohim rritje të kolesterolit  dhe probleme në metabolizmin e yndyrnave, çdo ditë mund të konsumojë nga një vezë të zier. Bashkë me gjellët me zarzavate  përdorni dhe sallatë.

3. Mos i jepni pekmez të përzier fëmijëve me produktet e qumështit. Gjithashtu bëni kujdes në mos vendosjen e qumështit apo të kosit afër gjellëve me mish e zarzavate. Sepse pengojnë marrjen e hekurit.

4. Në mëngjes jepini arra, lajthi, fruta të thata, bashkë me to janë të dobishme edhe drithërat e pasuruara.

5. Në vend që t’i jepni lëngje të gatshme frutash, shtrydhini vetë frutat dhe jepjani t’i pijnë para se të humbasin vitaminat.

6. Mundësoni ngrënien me zarzavate të makaronave dhe të një gjelle me mish.

7. Bëni të mundur që fëmija juaj të konsumojë peshk të paktën një ose dy herë në javë.

8. Ndalimi i pijeve me gaz e shton më shumë dëshirën. Prandaj më mire është të mos i marrim fare në shtëpi. Fëmija nuk i kërkon nëse familja nuk i konsumon. Shembulli i dhënë në familje ka një rëndësi shumë të madhe. Kur ta kërkojë le ta shijojë por mos marrja e tyre është zgjidhja më e mirë.

9. Bëni të mundur konsumimin nga ana  e tij të supërave me drithëra, bulgur dhe grurë.

10. Disa fëmijë nuk mund ta pijnë qumështin. Në këtë rast fëmijës suaj mund t’i jepni ëmbëlsira me qumësht, ose mund t’ia jepni qumështin të përzier me pak kakao dhe sheqer.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...