Home Këshilla të ndryshme Qëndrimi afatgjatë ulur shkakton sëmundjen e veshkave

Qëndrimi afatgjatë ulur shkakton sëmundjen e veshkave

11Ka gjithnjë e më shumë dëshmi që qëndrimi i gjatë ulur mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tuaj, transmeton koha.net.

Studimet e mëhershme kanë treguar që njerëzit, të cilët çdo ditë e kalojnë duke qëndruar të ulur për një kohë më të gjatë kanë rrezik më të lartë nga diabeti, sulmi në zemër, por edhe disa lloje të karcinomave, ndërsa studimi më i ri ka treguar që qëndrimi afatgjatë ulur po ashtu mund të rrisë rrezikun nga sëmundjet kronike të veshkave, veçanërisht te femrat.

Kështu femrat të cilat gjatë ditës kanë qëndruar më pak se tri orë ulur, kanë pasur 30 për qind rrezik më të ulët nga sëmundjet kronike të veshkave sesa femrat që kanë qëndruar ulur më shumë se tetë orë në ditë.

Interesante është që aktiviteti i rregullt trupor, si ecja në kohëzgjatje prej 30 minutash në ditë është i lidhur me rrezikun e reduktuar nga sëmundja kronike e veshkave te meshkujt, por jo edhe te femrat, transmeton koha.net.

Përndryshe, çdo i dhjeti person i rritur vuan nga sëmundja e veshkave. Është e njohur që personat me sëmundje të veshkave janë të ekspozuar ndaj rrezikut më të madh për të zhvilluar sëmundje të zemrës, anemisë, sëmundje të eshtrave dhe problemeve të tjera shëndetësore.

Nga sa u theksua, është evidente që mënyra e jetesës ka rol të rëndësishëm te sëmundjet e veshkave dhe që qëndrimi i gjatë ulur ka efekt negativ në shëndetin në tërësi.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...