

Kompjuterët janë bërë të domosdoshëm për shumicën e njerëzve, por ata janë duke shkaktuar epidemi të një gjendjeje mjekësore me shumë dhimbje për shumicën e punëtorëve të zyrave.
Pavarësisht a është ekran i telefonit, tabletit apo laptopit, është duke u bërë gjithnjë e më e zakonshme për të parë njerëzit të “ngjitur” me ndonjë ekran
.
Kompjuterët dhe pajisjet tjera elektronike me ekrane kanë zënë një vend të rëndësishëm në jetën reale, derisa shumë njerëz pa ndihmën e tyre e kanë të pamundur që të punojnë.
Por qëndrimi për shumë kohë para ndonjë ekrani, pavarësisht sa është e nevojshme, mund të jetë shumë e dëmshme.
Punëtorët e zyrave janë duke vuajtur nga probleme “epidemike”, si rrjedhojë e fiksimit në ekrane gjatë gjithë ditës.

Spitali i syve “Moorfield”, ka pranuar një numër të madh të punëtorëve të zyrave që kërkojnë ndihmë nga dhembjet dhe skuqjet të shkaktuara nga orët e shumta të përdorimit të kompjuterit.
Sipas “Evening Standard”, shumica e pacientëve janë ankuar për, thatësi, skuqje, dhe ënjtje.
Dhe qa është më e keqja, sipas Danil Ezra, që është konsulent okulist dhe specialist i syve në spitalin “Moorfields” thotë: “Disa njerëz vazhdojnë që të shkojnë në punë pavarësisht se kanë probleme me sytë e tyre”.
Blefariti, është një gjendje ku skajet e qepallave bëhen të kuqe dhe të fryra.