Home Shëndetësi Qëndrimi ulur i rrezikshëm

Qëndrimi ulur i rrezikshëm

Nuk ka rëndësi se ku qëndroni ulur, në zyrë, në shkollë, në veturë, para kompjuterit apo televizorit, po vetëm orët e përgjithshme që kaloni në pozitën ulur.

Sipas disa studime kanë treguar se personat të cilët të shumtën e ditës e kalojnë në pozitën e ulur, janë të dhënë pas shtimit të peshës dhe tek ata ekziston rreziku i shtuar nga infarkti, por edhe nga vdekja e parakohshme.

Në komentin i cili është botuar në revistën shkencore ‘British Journal of Sports Medicine’, Elin Ekblom-Bak nga fakulteti suedez për shkencë sportive dhe mjekësore, ka theksuar se autoritetet janë duke studiuar definimin e aktivitetit trupor, për të paralajmëruar në rrezikun e qëndrimit ulur.

Edhe pse zyrtarët shëndetësorë kanë dhënë drejtimet në të cilët sugjerohet sasitë më të vogla të aktiviteteve fizike, ata nuk i kanë këshilluar njerëzit që të mundohen të kufizojnë se sa kohë të kalojnë në pozitën ulur.

Pas katër orësh qëndrimi ulur, trupi fillon të dërgojë sinjale se kjo është e dëmshme”, ka thënë Ekblom-Bak. Ajo ka sqaruar se gjenet që rregullojnë sasinë e glukozës dhe yndyrave në trup, fillojnë të shkyçen. Qëndrimi afatgjatë ulur është i dëmshëm edhe për personat që ushtrojnë.

Tim Armstrong, ekspert për aktivitet trupor pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka deklaruar se personat që ushtrojnë çdo ditë, por që kalojnë shumë kohë të ulur, mund të kenë më shumë dobi, nëse këto ushtrime i shpërndajnë gjatë ditës, në vend që ato t’i kryejnë menjëherë.

Në studimin i cili është zhvilluar gjatë vitit 2009, në bazë të përcjelljes së më shumë se 17.000 kanadezëve gjatë dhjetë viteve, studiuesit kanë konstatuar se personat që qëndrojnë më gjatë ulur, kanë rrezik më të madh nga vdekja, pavarësisht nga ajo nëse ushtrojnë apo jo.

Ne nuk kemi mjaft dëshmi për të thënë se sa është i dëmshëm qëndrimi ulur”, ka thënë Peter Katzmarzik nga qendra kërkimore ‘Pennington Biomedical’ në Baton Ruzh, i cili ka udhëhequr studimin kanadez.

Mirëpo, duket se sa më shumë që ngriheni dhe e ndërprisni uljen, aq më mirë”, ka porositur ai. Të dhënat nga studimi i kryer në SHBA gjatë viteve 2003-2004, kanë treguar se amerikanët qëndrojnë ulur më shumë se gjysmën e ditës, nga puna në tavolinat e zyrës, e deri tek ulja në veturë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...