Home Shëndetësi Qëndroni më tepër në diellë për arterie të shëndosha

Qëndroni më tepër në diellë për arterie të shëndosha

Mungesa e vitaminave D mund të sjellë deri te dëmtimi i enëve të gjakut, deri te shtypja e lartë e gjakut, si dhe rrezik për shfaqje të sëmundjeve kardiovaskulare.

Nëse i ekspozoheni diellit pak më gjatë dhe konsumoni peshk të yndyrshëm, gjendja mund të përmirësohet. Vitamina D ndërlidhet me shëndetin e enëve të gjakut.

Mungesa e kësaj vitamine edhe te njerëzit relativisht të shëndoshë ndërlidhet me forcimin e arterieve dhe pamundësinë e pushimit të enëve të gjakut. Kështu kanë konstatuar ekspertët nga instituti shëndetësor ‘Emory/Georgia Tech Predictive Health Institute’.

Dielli mund të zgjatë jetën

Kjo është edhe një fakt se mungesa e vitaminës D mundet t’ju dëmtojë enët e gjakut, të shkaktojë shtypjen e lartë të gjakut, si dhe të nxitë sëmundjet kardiovaskulare. Te pjesëmarrësit në hulumtim ishte rritur sasia e vitaminës D dhe me këtë rast ishte vërejtur se gjendja e enëve të gjakut ishte përmirësuar si dhe kishte rënë shtypja e gjakut.

Dr. Ibhar Al Mheid, nga universiteti Emori, ka vërtetuar se edhe pasi ishin marrë për bazë faktorët si mosha, pesha dhe kolesteroli, personat me mungesë të vitaminës D kanë arterie më të tkurrura, si dhe enët e gjakut ju funksionojnë më dobët.

Është zbuluar se personat me mungesë të vitaminës D kanë probleme me enët e gjakut të ngjashme me të atyre që vuajnë nga diabeti dhe shtypja e lartë e gjakut.

Shumica nga vitamina D krijohet gjatë ekspozimit në diell dhe e krijon lëkura jonë, por ndihmojnë edhe shtesat në ushqim.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...