Home Këshilla të ndryshme Qepa dhe hudhrat ulin rrezikun nga kanceri i gjirit

Qepa dhe hudhrat ulin rrezikun nga kanceri i gjirit

Konsumimi i qepës dhe hudhrës çdo ditë mund të zvogëlojë rrezikun e grave nga kanceri i gjirit, sugjerojnë studimet.

Shkencëtarët analizuan zakonet dietike të më shumë se 600 grave në Porto Riko, ku normat e sëmundjes janë rritur shumë gjatë dekadave të fundit.

Ata gjetën se ato që kishin konsumuar qepë dhe hudhër një herë në ditë, ishin 67 për qind më pak të ngjarë të zhvillonin kancer të gjirit.

Sidoqoftë, konsumimi i qepëve dhe hudhrave në një formë tjetër nuk kishte të njëjtat përfitime, zbuluan shkencëtarët.

Studimi u krye nga Universiteti i Buffalo dhe Universiteti i Porto Riko.

Një në tetë gra në SHBA dhe Britani të Madhe do të zhvillojë kancerin e gjirit në një moment të jetës, tregojnë statistikat. Burrat gjithashtu mund të marrin sëmundjen.

Në Porto Riko, incidenca e sëmundjes u rrit nga 18 raste në 100,000 gra në vitet 1960 në 50 në 100,000 në vitet 1990, shkruan revista ‘Nutrition and Cancer’.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

2 llojet e problemeve me tiroiden/ Shenjat dalluese dhe gjithçka që duhet të dini

Ankthi dhe pagjumësia janë shenjat e hipertiroidizmit Tiroidja është një gjëndër e vogël në formën e fluturës që ndodhet poshtë laringut. Ajo është e lidhur ngushtë me trurin dhe komunikimi kryhet nëpërmjet hormoneve. Tiroidja shfrytëzon jodin që marrim nga ushqimet për të çliruar hormonet T4 dhe T3 të cilat shkojnë në gjak. Sipas të dhënave, këto hormone diktojnë metabolizmin, tretjen, rënien...