Home Ushqim Qepa ka shumë veti kuruese

Qepa ka shumë veti kuruese

Disa e urrejnë dhe disa e duan, disa e konsiderojnë si mbretëresha e kuzhinës dhe disa të tjerë e shohin si një torture, por e vërteta është se qepa zotëron cilësi shumë të mira për shëndetin tonë.

Bëhet fjalë pëe një nga perimet më të dobishme të kuzhinës, rreth se cilës, shkencëtarët e Universitetit të Katalonjës në Barcelonë kanë bërë një studim të hollësishëm.

Ata kanë analizuar të dhënat e qepës së bardhë dhe të verdhë, duke vënë re se qepa është në gjendje të parandalojë përhapjen e baktereve Bacillus cereus, Staphylococcus aureus, Micrococcus luteus dhe Listeria monocytogenes, mikroorganizma që gjenden shpesh në ushqime.

Përbërësit fenolikë të qepës mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerogjene por kanë edhe aftësinë të ndihmojnë në një tretje të mirë. Sipas shkencëtarëve, për shkak të këtyre aftësive, qepa duhet të përdoret gjerësisht në ushqimet e konservuara si majoneza, margarina e shumë të tjera. Qepa njihet gjithashtu edhe si një perim me vlera ushqyese për shkak të përmbajtjes së mineraleve sodium, hekur, azot, silic dhe disa vitamina.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...