Home Ushqim Qepa mund të jetë arsyeja se përse ju qëndron barku i fryrë!

Qepa mund të jetë arsyeja se përse ju qëndron barku i fryrë!

Një nutricioniste ka sugjeruar se ngrënia e qepëve mund ta shkaktojë fryrjen e stomakut.

“Për mua, qepët janë një nga ushqimet më problematike sa i përket fryrjes së barkut. Unë e kam larguar krejtësisht qepën nga dieta ime – kjo përfshin qepën e bardhë dhe të kuqe”, ka shkruar Maeve Madden në librin e saj të ri, transmeton Telegrafi.

Sipas saj, qepët mund të jenë duke e shkaktuar fryrjen e barkut për shkak se përmbajnë fruktozë.

Sipas një studimi të publikuar në revistën ‘Current Gastroenterology Reports’, ky lloj sheqeri (fruktoza) mund të shkaktojë fryrje abdominale, por vetëm nëse dikush ka intolerancë.

Këtë e konfirmojnë edhe agjencitë e ndryshme shtetërore të shëndetit, të cilat tregojnë se personat me intolerancë në ushqim kanë tendenca të përjetojnë dhimbje në stomak, fryrje, diarre, etj.

Edhe NHS i ka cilësuar qepët, brokolin dhe lakrat si ushqime të cilat shkaktojnë fryrje të stomakut, duke sugjeruar ta zgjidhni problemin e fryrjes së barkut duke i eliminuar ushqimet e cekura dhe pijet freskuese.

 

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Lënia e cigares/ Kur mungesës së vullnetit i vjen në ndihmë teknologjia

Kudo dëgjojmë të flitet mbi dëmet që shkakton pirja e cigares. Por a është e lehtë të hiqet dorë nga ky zakon? Autoritetet shëndetësore në mbarë botën apelojnë për lënien cigares si një mënyrë për mbrojtjen e shëndetit. Në 2019, pak gjëra kanë mbetur pa u shpikur. Disa me qëllimin e zhvillimit të stileve tona të jetës, disa me qëllimin...