Home Ushqim Qepa për imunitet dhe aromë të ushqimeve

Qepa për imunitet dhe aromë të ushqimeve

Qepa është mëlmesë e shëndetshme dhe e shijshme, prandaj nuk çudit që vihet në gati çdo ushqim të njelmët. Megjithatë, nutricionistët rekomandojnë të konsumohet veçanërisht dimrit, sepse në mënyrë efikase ngrit imunitetin.

Qepa ka shije pikante dhe është ideale për gjyveç. Kokat tërësisht të bardha dhe te kuqe kanë strukturë të qelqtë, prandaj më shumë rekomandohen për përgatitjen e sallatave sesa për zierje.

Qepa duhet të ruhet deri në 10 ditë në vend të ftohët, por jo në frigorifer, sepse humb përbërësit ushqyes.

Megjithatë, para se ta preni vëreni në frigorifer për disa minuta dhe nuk do t’ju bëjë të keni lot. Hudhrën shumica e njerëzve nuk e hanë në gjendje të freskët, sepse vonon të tretet dhe shkakton erë të pakëndshme. Si mëlmesë është jashtëzakonisht e popullarizuar për shkak të aromës së fortë. Në ditët e ftohta duhet të hahet e freskët, sepse mbron nga sëmundjet, ul tensionin e gjakut, ndihmon që të nxirren toksinat nga organizmi dhe redukton nivelin e kolesterinës. Më lehtë do ta tretni nëse para ushqimit e pastroni dhe e zhytni për disa minuta në qumësht të ftohtë.

Purrini (prasi) ka aromë të këndshme, dhe më së shpeshti përgatitet në avull ose fërgohet në vaj, ndërsa në gjendje të freskët u shtohet sallatave. Veçanërisht është i shijshëm në kombinim me karotën, vezët dhe salcën e domateve.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Surja dhe Duaja Ja-Sin – Me shkronja latine dhe përkthim Shqip

Surja Ja-Sin (36) është mekkase dhe ka takte të shkurtra dhe ritme të shpejta. Numri i ajeteve të saj është tetëdhjetë e tre si dhe është më e vogël dhe më e shkurtë se sureja paraprake (surja Fatir), e cila ka dyzet e pesë ajete. Kështu, tekstet e shkurtra dhe ritmi i shpejtë i japin sures një natyrë të posaçme...