Home Ushqim Qershitë – ilaç dhe eliksir nga natyra

Qershitë – ilaç dhe eliksir nga natyra

Ekspertët shëndetësorë kanë të drejtë kur qershitë i quajnë “ilaç nga natyra”, ngase janë burim i pasur me vitamina të cilat shtojnë forcën e organizmit, përmirësojnë tretjen si dhe përmirësojnë punën e zemrës.

Janë të pasura me pigmente të cilat parandalojnë shfaqjen e rrudhave dhe të celulitit.

Pigmentet forcojnë indin lidhës duke shkatërruar enzimat e dëmshme të cilat lëkurën e bëjnë të duket më e vjetër. Pos se ndikon në dukjen, kjo pemë, falë acideve përmirëson punën e lukthit, zorrëve dhe pankreasit e me vetë këtë përmirëson edhe tretjen në përgjithësi.

Qershitë janë të pasura me vitamina C dhe zink që janë mjaft të rëndësishme në rezistimin e organizmit, pastaj me acid folik për të pasur një gjakrrjedhje dhe një zemër të shëndoshë.

Qershitë largojnë ujin tepricë nga organizmi, nxitin gjakrrjedhjen, si dhe aktivizojnë punën e mëlçisë dhe veshkave e po ashtu ndikojnë pozitivisht edhe në parandalimin e kariesit dhe problemet me mishin e dhëmbëve.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ilaçi që përdoret shpesh shkakton sterilitet te meshkujt

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Kopenhagës zbuluan se analgjeziku dhe ibuprofeni antipiretik mund të çojnë në infertilitet te meshkujt. Rezultatet e hulumtimit janë botuar në revistën "Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave". Eksperimenti u ndoq nga 31 meshkuj nga 18 deri në 35-vjeç. Ata u ndanë në dy grupe. Grupi i parë i të anketuarve morën 600 miligramë ibuprofen (ekuivalent...