Home Këshilla të ndryshme Qetësoni lëkurën e djegur me këto produkte natyrale

Qetësoni lëkurën e djegur me këto produkte natyrale

Qetësoni lëkurën e djegur me këto produkte natyraleNjë nga plagët më të zakonshme që mund t’ju ndodhë në shtëpi është djegia.

Diçka e nxehtë që mund të vihet në kontakt me lëkurën mund t’ju djegë duke ju shkaktuar dhimbje.

Ekspozimi ndaj diellit mund t’ju shkaktojë gjithashtu djegie të lëkurës duke e bërë atë të kuqe e të irrituar.Ja disa produkte bio, pjesë e kushinës tuaj që mund t’ju vijnë në ndihmë në të tilla raste:

E bardha e vezës, mjalti: nëse është fjala për një djegie të lehtë këto 2 produkte mund të qetësojnë dhimbjet dhe të parandalojnë skuqjen e mëtejshme të lëkurës, shkruan gazeta Shendeti.

Mjalti gjithashtu ju ndihmon për ta shëruar plagën në një kohë më të shkurtër.Patate: patatja mund të ndihmojë për të qetësuar një djegie të lehtë.

Priteni një patate përgjysëm dhe aplikojeni mbi pjesën e lënduar.Çaji: bustinat e çajit mund të përdoren për të lehtësuar dhimbjet që shkakton djegia në lëkurë.

Soda e bukës: bëni një pastë duke përzier sodë buke dhe ujë.

Aplikojeni mbi pjesën e djegur dhe do të qetësoni dhimbjet.Aloe: këpusni një gjethe nga bima dhe shtrydhni xhelin brenda saj mbi lëkurën e djegur.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq rrit rrezikun për vdekje të hershme

Duke e rritur konsumimin e mishit të kuq ju jeni duke rritur rrezikun për vdekje të hershme, shkruan News Harvard, transmeton Gazeta Express. Njerëzit, të cilët kanë rritur konsumimin e mishit gjatë 8 viteve të fundit janë më të rrezikuar për vdekje, në krahasim me njerëzit të cilën nuk konsumojnë shumë mish të kuq. Kjo sipas një studimi të fundit...