Home Këshilla të ndryshme Qimnoni shkrin dhjamërat!

Qimnoni shkrin dhjamërat!

Qimnoni shkrin dhjamërat!Shkencëtarët nga Qendra e shkencave mjekësore “Sadoughi” kanë konstatuar se shtimi i mëlmesës qimnon në dietën tuaj, mund t’ju ndihmojë në humbjen e kileve të tepërta.

Qimnoni është një mëlmesë për zierje që i takon familjes Apiaceae dhe më shumë përdoret në kuzhinën afrikane, aziatike dhe amerikano-latine.

Përpos që nxit humbjen e kileve të tepërta, qimnoni është i dobishëm edhe për shëndetin e përgjithshëm. Ai është i pasur me fitosterole, substanca kimike bimore, të cilat parandalojnë absorbimin e kolesterolit në organizëm.

Studimet kanë treguar se qimnoni ndikon edhe në përshpejtimin e përkohshëm të metabolizmit, sikur që bëjnë edhe mëlmesat e tjera me shije djegëse.

Qimnoni përmirëson edhe tretjen, duke rezultuar me një absorbim dhe eliminim më të mirë të përbërësve ushqimorë. Qimnonin mund ta përdorni në ushqime të ndryshme, të vetëm, apo të shoqëruar me mëlmesa të tjera.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Lënia e cigares/ Kur mungesës së vullnetit i vjen në ndihmë teknologjia

Kudo dëgjojmë të flitet mbi dëmet që shkakton pirja e cigares. Por a është e lehtë të hiqet dorë nga ky zakon? Autoritetet shëndetësore në mbarë botën apelojnë për lënien cigares si një mënyrë për mbrojtjen e shëndetit. Në 2019, pak gjëra kanë mbetur pa u shpikur. Disa me qëllimin e zhvillimit të stileve tona të jetës, disa me qëllimin...