Home Këshilla për Prindër Qumështi artificial e bën fëmijën obez

Qumështi artificial e bën fëmijën obez

Nënat e reja duhet të mësojnë se është normale që fëmijët e tyre qajnë më shumë nëse ata ushqehen me gji.

Një studim i realizuar në Britani, tregon se nervozizmi tek fëmijët është i natyrshëm kur ushqehen me qumështin e nënës, prandaj këto të fundit nuk duhet të tremben dhe të heqin dorë duke zgjedhur qumësht artificial.

Departamenti i Shëndetësisë në Angli rekomandon që të paktën në 6 muajt e parë të lindjes fëmijët të ushqehen me gji.

Sipas një artikulli të BBC, arsyeja më e shpeshtë e nënave që i heqin gjirin fëmijëve është se: “fëmija im nuk kënaqet vetëm me qumështin tim”, duke e perceptuar nervozizmin e foshnjave si sinjal negativ.

Nervozizmin e fëmijëvë që ushqehen me gji, specilistët e lidhin me nevojën që ata kanë për të komunikuar me nënën e tyre dhe nuk përbën aspak një alarm.

Në lidhje me qumështin e gatshëm, specialistët thonë se ai favorizon shtimin e shpejtë në peshë të fëmijëve. Eksperti Ken Ong thotë se : “qumështi i gatshëm mund t’ju duket nënave si i shëndetshëm, i pasur më vitamina, por me të foshnjat e tyre rrezikojnë të bëhen obezë”.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...