Home Ushqim Qumështi i dhisë forcon imunitetin tuaj

Qumështi i dhisë forcon imunitetin tuaj

Qumështi i dhisë forcon imunitetin tuajQumështi i dhisë është mjaft i pasur me proteina, minerale dhe vitamina.Ky produkt ndikon shumë në zhvillimin e kockave dhe strukturës së intelektit tek fëmijët e porsalindur.

Qumështi i dhisë, sipas shkrimit që e transmeton Start, forcon imunitetin, mbron nga kanceri, pasi është shumë i pasur me minerale dhe me vitamina.

Ai është një nga aleatët më të suksesshme në luftën kundër stresit, bronkitit dhe alergjive. Po ashtu ul rrezikun për shfaqjen e kancerit të mushkërive e mund ta konsumojnë edhe personat që vuajnë nga diabeti.

Përmban vitamina të tilla si B1, B2, B6, B12, që janë tepër të rëndësishme në forcimin e sistemit nervor, e ka edhe 47 për qind më shumë vitamina, e në krahasim me qumështin e lopës, ka më shumë kalium për 134 për qind.

Është i pasur me mineralet kalcium dhe fosfor, që janë të rëndësishëm për forcimin e eshtrave, si dhe zink dhe selino, antioksidues mjaft të rëndësishëm për ruajtjen dhe forcimin e sistemit imun. Në bazë të disa rezultateve nga ekspertët spanjoll, qumështi i dhisë u sugjerohet edhe personave që vuajnë nga anemia që shkaktohet si pasojë e mungesë së hekurit në gjak.

Për të plotësuar nevojat ditore të organizmit duhet të pini një gotë qumësht prej 200 mililitra.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...