Qumështi i nënës vret virusin e HIV-it

Duket që komponenti i panjohur i qumështit të nënës vret grimcat e HIV-it, qelizat e infektuara dhe bllokon transmetimin e HIV-it te minjtë me sistemin njerëzor të imunitetit.

Edhe pse fëmijët e nënave me HIV pozitiv shmangin infeksionin gjatë lindjes, rreth 15 për qind e tyre infektohet me HIV në fëmijërinë e hershme. Meqenëse virusi mund të arrijë në qumësht, është supozuar që kjo mund të jetë për shkak të ushqyerjes me gji.

Me hulumtime të mëtejshme Angela Wahl në Universitetin e Karolinës Veriore në Chapel Hill dhe kolegët e saj kanë krijuar minjtë me palcën eshtore, mëlçinë dhe

indin e timusit njerëzor. Ato organe janë infektuar pasi që minjtë kanë fituar dozën orale të viruseve.

Megjithatë, nëse minjtë janë ushqyer me qumështin e nënës, i cili përmban HIV, virusi nuk transmetohet. Hulumtimet e mëhershme kanë lënë të kuptohet që qumështi i

nënës mund të ketë veçori antivirusale, por nuk ka qenë e qartë nëse do të parandalonte transmetimin e HIV-it.

“Kemi treguar që qumështi ka aftësinë e brendshme të lindur për të vrarë HIV”, tha Victor J. Garcia, i cili ka mbikëqyrur punën.

Shkencëtarët tani kërkojnë përbërësin sekret në qumështin e nënës i cili bllokon virusin.

Nëse mund të njihet, mund të përdoret për të parandaluar edhe format e tjera të transmetimit të HIV, siç është transmetimi përmes marrëdhënieve seksuale.

Pse disa foshnja që ushqehen me gji të nënave me HIV pozitiv fitojnë virusin, nëse qumështi i nënës nuk transmeton HIV?

E mundshme është që thithja e gjinjve të plasaritur e ekspozojnë foshnjën ndaj virusit në gjakun e nënës.