Qumeshti i Pasterizuar

Qumeshti i PasterizuarA është e vërtetë se po mbrohemi nga pasterizimi i qumështit apo e gjitha kjo është një mashtrim. Si e kanë bërë këtë? Këtë kanë arritur ta bëjnë vërtetë duke shkatërruar tërë qumështin e papërpunuar me anë të pasterizimit!.

Interesant apo? Pasterizimi gjithashtu shton jetëgjatësinë, me fjalë tjera, afatin e qumështit kështu duke e bërë më të lehtë për tregun masiv dhe në të njëjtën kohë duke rritur maksimalisht fitimet e industrisë së qumështit.

Qumështi i vërtetë vije nga lopët apo dhitë që hanë barë në kullota pa kimikale. Përveç që ka shije më të mirë, qumështi i papërpunuar është ushqim jetëdhënës.

Por, temperaturat ekstreme që përdoren për të pasterizuar “vluar” qumështin në të vërtetë mundet që ta shndërrojnë atë në jetë-marrës.

Pasterizimi shkatërron gati të gjitha vlerat ushqyese të qumësht. Qumështin që sot gati të gjithë pimë është larg nga e mira dhe bile sipas disa studimeve nuk është i përshtatshëm për tu pir nga njerëzit.

Pasterizimi gjithashtu shkatërron edhe bakteret e dobishme që gjinden në qumësht. Vret enzimat e natyrshme dhe shkatërron ndërtimin kimik të kalciumit në qumësht të papërpunuar. Kalciumi është vital për rritjen dhe shëndetin e fëmijëve. Pasterizimi është implikuar në gjithçka duke filluar alergjitë, sëmundja e zemrës e deri te kanceri. E kështu pra produkti final pas pasterizimit nuk është i natyrshëm dhe i gjallë por i shkatërruar dhe i vdekur.

Zhurma që bëhet rreth qumështit të papërpunuar ka të bëj me patogjenë  (sëmundjeshkaktuesit) – organizma që mund të shkaktojnë sëmundje si Salmonella. Por nëse qumështi bartë apo nuk bartë këta patogjenë krejtësisht varet në atë se si prodhohet qumështi, si ushqehen kafshet, dhe kujdesi që bëhet për të mbajtur qumështin e pastër gjatë prodhimit.

Qumështi i pasterizuar që kemi sot vije nga lopët e grumbulluara në kafaz dhe të mbushura me hormone sintetike dhe antibiotik. Homongjenizimi qëllimisht shkatërron mazen e qumështit të papërpunuar në përpjekje për të ndarë dhe fshehur mazën nga konsumatori. Studime Evropiane tregojnë se kjo është e rrezikshme dhe mund të jetë shkaktar i sëmundjes së zemrës. Natyrisht se kjo kundërshtohet dhe përmes reklamave të ndryshme provohet të frikohet konsumatori se qumështi i lopës i papërpunuar është i rrezikshëm. Por fakti qëndron ndryshe… është qumështi i pasterizuar që është shumë jo natyral dhe i rrezikshëm!

Shumë mjek besojnë se shëndeti i vërtetë fillon në zorrë të trashë. Se besoj se ke dëgjuar këtë më parë por ja që kështu është… dhe qumeshti i lopes apo, edhe më mirë, qumeshti i dhise i papërpunuar përmban sheqer të qumështit “laktozë” në formën e sajë më të pastër të mundshme, e laktoza ndihmon në tretje dhe eliminim. Si i tillë qumështi i papërpunuar dhe organik është i vetmi ushqim që përmban atë (laktozë) në formën e përdorshme!

Ja disa nga dobitë natyrale të qumështit organik të papërpunuar

  • Qumështi i papërpunuar është ushqim i plot, i mbushur me minerale, vitamina dhe proteina. Qumeshti i paperpunuar përmban një mori minerale duke filluar nga kalciumi dhe fosfori e deri tek elemente te ndryshme. Pasterizimi i shkatërron të gjitha.
  • Qumështi i papërpunuar ka 20 nga aminoacidet standarde.
  • Deri në 80% të proteinave në qumështin e papërpunuar janë të lehta për tu tretur – dhe ca prej tyre janë antitrupa komplekse.
  • Qumështi i papërpunuar ka kalcium me bollëk – kalciumi është i njohur për dobitë e tij për dhëmbët, eshtrat etj.
  • Gjithashtu është i mbushur me enzime që kanë një mori funksionesh të dobishme.
  • Qumështi i papërpunuar është i gjallë me baktere të dobishme që ndihmojnë tretjen dhe mbrojnë kundër organizmave që bartin sëmundje.