Home Shëndetësi Qumështi mbron nga kanceri i zorrës

Qumështi mbron nga kanceri i zorrës

qum-euml-shti-mbron-nga-kanceri-i-zorr-euml-s_hdKonsumimi i rregullt i qumështit mbron nga rreziku për të zhvilluar kancer të zorrës së trashë.

Studiuesit amerikanë kanë analizuar të dhëna të po thuajse 500 mijë personave të mbledhura nga studimet e mëhershme.

Rezultatet e analizave kanë treguar se personat të cilët pinë 400 mililitër qumësht çdo ditë kanë 12 për qind rrezik më të zvogëluar për t’u prekur nga ky lloj i kancerit krahasuar me ata që nuk pinë qumësht.

Kanceri i zorrës së trashë është lloji i tretë më i shpeshtë i kancerit në botë, ndërsa shkalla e prekjes nga ai dallon në vende të ndryshme, që mund të shpjegohet edhe nga ndryshimi i shprehive në të ushqyer.

Ndikimin pozitiv të qumështit shkencëtarët e shpjegojnë me veprimin e kalciumit, i cili më herët ishte dëshmuar se ka efekt mbrojtës.

Vlerësohet se konsumimi i kalciumit në sasinë prej 1000 miligramësh në ditë, mund të ulë rastin e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë deri në 15 për qind te gratë dhe deri në 10 për qind te meshkujt.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

2 llojet e problemeve me tiroiden/ Shenjat dalluese dhe gjithçka që duhet të dini

Ankthi dhe pagjumësia janë shenjat e hipertiroidizmit Tiroidja është një gjëndër e vogël në formën e fluturës që ndodhet poshtë laringut. Ajo është e lidhur ngushtë me trurin dhe komunikimi kryhet nëpërmjet hormoneve. Tiroidja shfrytëzon jodin që marrim nga ushqimet për të çliruar hormonet T4 dhe T3 të cilat shkojnë në gjak. Sipas të dhënave, këto hormone diktojnë metabolizmin, tretjen, rënien...