Razer ka sensorin më të avancuar për minj

Edhe pse njihen më shumë për prodhimin e periferive, Razer që prej vitit 1998 avancon sensorët në minj, dhe është meritore për revolucionin në rritjen e precizitetit të tyre viteve të fundit.

4G Dual Sensori i ri sipas fjalëve të kësaj kompanie është tracking sensori më i avancuar për integrim në pajisjet për gaming të së sotmes.

Është baza e gjeneratës së re të minjve Mamba dhe Imperator, ndërsa kombinon trackingun optik dhe laserik për arritje të precizitetit më të madh.

Tutje, ka mundësi të kalibrohet sipas sipërfaqes për të pasur përvojë sa më optimale dhe precizitet më të madh të mundshëm në lojëra, ndërsa grupit të funksioneve tejet të fryra me emra tingëllues por që në praktikë janë treguar vështirë të aplikueshme, i është shtuar largësia që mund të konfigurohet softverikisht e sipërfaqes së poshtme të miut dhe sipërfaqes.

Shpresojmë vetëm që sensori 4G do të jetë i pranishëm së shpejti edhe në modelet më të lira të minjve, sepse Mamba kushton 130 euro ndërsa Imperatori 80 euro.